Rama, Meta e Basha në tryezën për “Korrupsionin Zgjedhor”
Edi Rama dhe Ilir Meta do të ulen sot për të diskutuar mbi “Korrupsionin zgjedhor”. Në takim ishte programuar të merrte pjesë edhe presidenti Bujar Nishani, por ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë.
Në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, me temë “Korrupsionin zgjedhor – nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse” do të jenë të pranishëm ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorja e BE.
Ftesat u kanë shkuar të treve si dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka konfirmaur pjesëmarrjen. Mbështetës të kësaj konferencë janë ambasada amerikane në Tiranë dhe ambasada e Zvicrës. KKV bën të ditur se të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe të politikës kanë konfirmuar pjesëmarrjen.