Rama miting në Lushnjë. Krejt administrata në aksion për të mbledhur njerëz në shesh

Sot kryeministri Rama do shkojë në Lushnjë, ku edhe nga sms-të e nisura nga bashkitë  e Lushnjës dhe Divjakës, tregohet se duhet të vijnë sa me shumë njerëz dhe ku urdhërohet administrata të merret me organizimin e mitingut të kryeministrit Rama. Sipas sms-ve nisur nga bashkitë e PS-së thuhet se “levizja do të bëhet me makinat tona” (bashkisë).

Kjo lëvizje e kryeministrit për të organizuar miting të madh në Lushnjë që të tregojë forcë përballë opozitës dhe kërkesave të saja vetëm sa e tensionon situatën politike në vend. Tamam si dikur Berisha në vitin 1996 kur për dreq mbërriti viti 1997. E dihet përfundimi i atij viti të mbrapshtë.

Opozita ka braktisur parlamentin dhe kërkon vetëm një gjë themelore: një qeveri të paanshme e cila të drejtojë vendin deri në zhvillimin e zgjedhjeve korrekte parlamentare. Nga ana e tij kryeministri tregon muskujt. Dhe siç e tregon edhe ky sms , krejt administrata shtetrore në Lushnjë, Fier dhe Vlorë janë mobilizuar të sjellin me lista njerëz që te duket sa me shumë njerëz në shesh për ti bërë qejfin kryeministrit Rama.

Për dreq simptomat duken se po shhkojmë drejt një konflikti civil në vend, për fajin e politikës. PS-ja e frikësuar nga protestat e sposton mbledhjen e seancës parlamentare sot pasdite në ora 17.00. Opozita ka paralajmëruar miting të madh ditën e enjte kur do të mblidhej Kuvendi, por kryeministri dhe kryetari parlamentit, të drithëruar nga frika se mos populli nuk do ti lerë të hyjnë në parlament, e spostuan për sot.

Tamam si një parlament ilegal që mblidhet skutave.

SHKARKO APP