Rama ndan kartolinën e veçantë të nxënësve të “Sami Frashërit” për festat e nëntorit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një kartolinë të realizuar nga nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, me rastin e muajit të nëntorit, muajit të festave të Pavarësisë dhe Çlirimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të nëntorit, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Në videon e publikuar shfaqen pamje nga aktivitetet e nxënësve në shkollë, ndërsa tre prej tyre interpretojnë këngën e njohur “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
KOHA JONË SONDAZH

