Rama në konferencë me Netanyahu, kryeministrin e Izraelit

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Izrael.

“Edhe pse popullsia shqiptare u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje kundër Izraelit. Antisemitizmi është shndërruar në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.

Vizita dje ishte thellësisht trazuese, pata një ndjenjë lehtësimi duke e ditur që kurrë nuk i lamë në baltë. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë Bordit të Paqes, e shoh këtë ftesë si përgjegjësi morale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do mbështetim të gjitha përpjekjet dhe të luajmë rolin tonë për stabilimin e Gazës. Me Izraelin thellojmë bashkëpunimin. Më lejoni të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen gjatë sulmit kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin. Falë partneritetit me Izraelin po krijojmë kushtet për prodhimin ‘Made in Albania’. Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje, do të përurojmë hapjen e dhomës së tregtisë në Jerusalem. Dua ta përmbyll me notën më mbresëlënëse, turizmin dhe shkëmbimin mes njerëzve që po rritet. Kjo mbështetet me fluturime të drejtpërdrejta”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?