Kryeministri Rama në Lezhë: Nuk iki, opozita vetëm do të thyejnë kokat
Kryeministri Rama nga Lezha në hapje të fushatës elektorale për kandidatin Pjerin Ndreu foli ashpër kundër opozitës. Ai tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të shtyhen, bile shtoi se nuk ka asnjë ide të jap dorëheqjen deri në qershor 2021, kur do jenë zgjedhjet elektorale.
Kryeministri sulmoi liderët e opozitës se do të thyejnë kokat e tyre nëse guxojnë të prekin zgjedhjet me 30 qershor apo të sulmojnë institucionet e shtetit.
Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike vetëm kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje. Por kur ajo vendos vetë të mos hyjë, zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. Imagjinoni pak se çfarë rrumpalle do të bëhej ky vend nëse votimet do të shtyheshin prej partive politike” – tha Rama.
Ai tha se paniku po e çon opozitën në një rrugë ku mund të thyejnë vetëm kokën e tyre dhe ndonjë xham, por Shqipërisë nuk mund t’i bëjnë dot asgjë. “E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që këndonte nga frika? Ashtu edhe ata bërtasin për të trembur frikën e tyre nga drejtësia, por nuk trembin dot askënd tjetër.
Paniku i çon ata në rrugën e dhunës, jo trimëria. Në një sistem demokratik trimëria nuk matet me muskuj, por me kurajon që ke për të bërë reforma” – tha Edi Rama në Lezhë.
Kryeministri tha se në burg do të shkojnë të gjithë ata që prekin zgjedhjet, ndonëse shumë janë nëpër qelitë e burgut.
Ndërkohë në ora 19.00 opozita në Tiranë do ketë protestën e tyre të radhës, e cila duket se nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër kur kryeministri nuk ka ndërmend të jap asnjë dritë jeshile për dialog.
Edi Rama nga Lezha e dha verdiktin e tij se nuk pranon asnjë tërheqje. Pritet në Tiranë që Lulzim Basha ti jap përgjigjen me popull.