Rama: Nëse donim të shkrinim SPAK-un një fishkëllimë duhej “bufit” dhe vinte me vrap!
Edi Rama theksoi sonte në një takim me strukturat e PS në Tiranë që nëse kritikat dhe sulmet e qeverisë do të ishin të vërteta, atëherë SPAK do të ishte shkrirë që në fillim. “Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori,” ironizoi ai, duke nënvizuar se megjithatë, SPAK vazhdon të funksionojë dhe të mbajë pavarësinë e tij.
“Askush s’na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani? E keni dëgjuar bufin kur thotë do e shkrijmë SPAK. Nëse do ishim ata që na thonë se jemi, do ishte shkrirë SPAK. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori. Me gjithë ushtrinë mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

