Rama: Nesër PS nis fushatën. Nuk e pres më PD, le të rrijë në hallin e saj

Duket se palët nuk do të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e krizëz politike. Për disa muaj ishte Partia Demokratike ajo që refuzonte të lëshonte nga kërkesat e saj. Sot është Kryeministri Edi Rama ai që deklaron se nuk ka më kohë për të pritur Partinë Demokratike.

Nga Elbasani, ku ka zhvilluar një takim me gratë, kryeministri Edi Rama nesër Partia Socialiste do të nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo deklaratë, nënkupton se PS nuk pranon marrëveshjen me PD-në dhe do të hyjë në zgjedhje pa opozitën, ndërkohë që PD kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Por Rama tha në Elbasan shtyrja e zgjedhjeve është e pamundur për faktin se qytetarëve nuk mund t’u mohoet e drejta për të gjykuar qeveritë.

 Kreu i qeverisë ka theksuar se, sot jemi në fazën përmbyllëse të një krize, që një parti e krijoi, sipas tij, artificialisht.

“Kjo parti, e madhe dhe alternativë qeverisëse, e nisi krizën duke u futur në çadër dhe u mundua të çonte përtej Shqipërisë, duke u dalë kundër të gjithë partnerëve.  Çfarë do të ndodhi nesër? Do të ndodhë që nesër PS të hapë fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit. Jemi mësuar të shikojmë kriza që në mos të gjitha, në të shumtën e herës janë krijuar nga politikanët, nga vetë elitat e partive që flasin për popullin dhe që shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak punojnë për të. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një krize të krijuar artificialisht. Krizën e një partie të madhe që zgjodhi të mbyllet në çadrën e bulevardit dhe ta kthejë në krizë të Shqipërisë”,- tha Rama.

Ndërkohë, ka vijuar ai, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se PS bëri të gjitha përpjekjet për të adresuar krizën, përpjekje që sipas tij nuk i ka bërë asnjë qeveri më parë. “U tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë sepse donim t’i jepnim PD një shans real për t’u kthyer në rrugën e arsyes. Tërheqja nga Kavaja nuk ishte prova se ne kishim frikë, por sepse neve na dhimbsen edhe qetësia e njerëzve, por edhe procesi demokratik”, është shprehur Rama.

Ai ka shtuar më tej se pavarësisht se përplasja politike ndodhet pranë zgjidhjes, PD vazhdon të bëjë lojra. “Loja e PD vazhdon, ndërsa ne jemi në një rrugë për të bërë shtet dhe duhet të jemi forca e shembullit të respektit të ligjit dhe njerëzve, me pushtet apo pa pushtet”, ka theksuar Rama.

SHKARKO APP