Kryeministri nis spastrimet në Shkodër, japin dorëheqjen 7 drejtorë
Kryeministri Edi Rama urdhëroi dje në mbledhjen e kryesisë spastrimin e gjithë administratës shtetërore në Shkodër. Edhe ligji për nëpunësit parashikon që administrata është e depolitizuar, në një mbledhje partiake Rama kërkoi largimin e gjithë burrave që mbajnë postet e drejtorëve në Qarkun Shkodër.
Urdhrit politik të Edi Ramës i janë bindur sot 7 drejtorë. Ata kanë dhënë dorëheqjen në grup gjatë ditës së sotme. Në motivet e largimit ata nuk japin sqarime, por shkak i “dorëheqjeve” është kriza në të cilën gjendet PS-ja në Shkodër, pas dështimit nga ana e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të bashkisë, Valdrin Pjetrin. Pjetri i denoncuar nga PD-ja me fakte, rezultoi se kishte pasur një të shkuar kriminale në vitet kur jetonte në Itali.
Emrat e drejtorëve të dorëhequr
Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës.
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha – Drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër
Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër