Rama: Numri i të prekurve nga koronavirusi do të rritet. Masat do të përshkallëzohen
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh nga shtëpia, ku thotë se po kalon këtë ditë të parë të shtetrrethimit, në shoqërinë e familjes dhe të djalit të vogël Zahos.
Ai ka deklaruar se masat do të përshkallëzohen dhe për këtë të gjithë duhet ta ndajnë mendjen mire, pasi lufta sapo ka filluar dhe vazhdimi do të jetë i gjatë dhe i vështirë.
Ai ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi, duke theksuar se kjo duhet patjetër “Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtorë në lëndimin apo humbjen e të afërmve dhe miqve tanë ne do të qëndrojmë në këtë rrugë. Duke gjetur pozitivitet te mundësi për të qëndruar në shtëpi me familjen, fëmijët, me prindërit kur i kemi në një çati.
Sot numri I të prekurve ka arritur në 33 dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të rritet se si e shpjegon eksperienca botërore, nuk e kemi në dorë ta ndalim, por ta ngadalësojmë me masa shtrënguese që do të vazhdojnë dhe përshkallëzohen, ndaj ta ndajmë mendjen mirë”-deklaroi Rama.