Rama nxjerr disa parti të djathta në fushatë, sponsor PS dhe oligarkët

Edi Rama po luan të gjitha kartat dhe manovrat që nga ndryshimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, deri te krijimi e financimi i disa partive të djathta me synimin që të shkëpusë vota nga Koalicion opozitar i kryesuar nga Basha dhe Kryemadhi.

Prej disa ditësh disa drejtues të PS-së kanë lajmëruar daljen e disa partive të reja politike nga e djathta. Por pyetja shtrohet se si e dijnë në PS dhe në kryeministri se cilat parti do krijohen, ndërkohë që kjo mbetet si rregull vendim i një grupimi njerëzish në mënyrë vullnetare? Apo këto parti po krijohen në inkubatorin e PS me eurot e inceneratorëve dhe PPP-ve?

Natyrisht që çdo parti e re është një gjë e mire, por nëse ka një veçanti si program dhe njerëzit që e krijojnë të jenë përsonalitete, sepse parti në Shqipëri ka me shumicë, ku si me humor thuhet se çdo qytet apo lagje të qytetëve të mëdha ka nga një parti politike, e cila merr një vulë dhe kaq mbetet emri i këtyre partive. Por duke ditur hallin e Edi Ramës që synon mandat të tretë qeverisës si dhe aktivizimin e krejt strukturave kriminale për blerjen e votave, këto parti që po krijohen tani pak muaj para fushatës duket haptazi se janë me urdhërin e kryeministrit, bile selia blu shton se janë të financuara nga mazhoranca vetëm që të heqin ndonjë votë nga e djathta apo koalicion opozitar, sepse nuk marrin asnjë mandat deputeti.

Sot ka fakte se shumë parti të vogla politike, në qendrën e votimit ku ka votuar kryetari i iks partie, nuk kanë marrë asnjë votë, pra nuk ka votuar as kryetari i parties për siglen e tij!

E para që hedh dyshime serioze për këto parti të reja që po krijohen me urgjencë nga paratë e hedhura nga grupet kriminale apo oligarkët, janë me urdhërin e kryeministrit. Pra nuk janë parti që lindin si nevojë e shoqërisë shqiptare, pasi vertetë shoqëria ka nevojë për parti të re për pjesën gri, porse këto që po dalin mbeten fund e krye pjesë e lojës së Edi Ramës.

E dyta që duhet të shqetsojë ndërkombëtarët se si PS-ja po financon këto grupime individësh që nuk kanë asnjë objektiv politik. Ata janë paguar vetëm që të prishin punë aqsa mund të prishin. Bile një parti mësohet se financohet nga një oligark shumë pranë kryeministrit, ku në muajt në vazhdim do dalin fakte se si iu jep para për partinë e re.

E treta, çfarë partish janë këto kur thirrjen në kryeministri për “kafe” dhe dalin me çanta të fryra nga “idetë” që marrin në kryeministri?!

Në të vertetë edhe sikur 101 parti të reja, gjoja nga e djathta, të themelojë Edi Rama humbja e tij do jetë marramendëse me 25 prill.

Herion Mesi

 

SHKARKO APP