Edi Rama: Në PD kanë gjetur një park, që të shfryjnë inatin me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave dhe thirrjeve të PD-së për të intensifikuar protestat kundër parkut të lojërave për fëmijë.

Sipas tij, PD nuk ka asnjë vizion dhe për të shfryrë inatin me qeverinë, po merret me një park lojërash. “Vizion jo. Program jo. Ekip as behet llaf. Lider jo e jo.

Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërkohë sot ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës, pas deklaratës së Partisë Demokratike, që kundërshton ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit. Në reagimin e saj, Bashkia deklaron se PD-ja do të hyjë në histori si monument politik për shkatërrimin e pronës publike.

“PD lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në park, ndërsa sot kinse përdëllehet për parkun”, thuhet në reagimin për shtyp.

Bashkia e akuzon gjithashtu PD-në se lejoi lavazhe, motele, restorante e qindra banesa në bregun jugor të Farkës. “PD e kishte mundësinë të qeveriste për 4 vjet qytetin, por e rrënoi atë”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

http://www.kohajone.com/2016/03/28/basha-rames-sa-milione-euro-ke-marre-per-betonizimin-e-parkut/

SHKARKO APP