Rama për zv/kryeministren e pezulluar: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese!
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes për qëndrimin që do mbajë në lidhje me vendimin e gjykatës speciale për zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
Ai tha: “Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjëra. Pavarësia e gjyqësorit, nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm, por një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur dobësitë e një pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.
Dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin, jo thjeshtë për ne, këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë. Siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pisët.
Pezullimi nga detyra i një ministri, zv.kryeministër, një tjetër shfaqje e dobësive që përmenda më lart, dhe e reflekseve antidemokratike që përmenda më lart. Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.
Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbritariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbritariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së”. Me tej ai shtoi se “Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i gjykatës që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë cila është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet për të ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit”, tha Rama.

Foto e LSA: Rama gjatë Samitit të sotëm
Edi Rama shtoi se “Rast unikal në Europë, ku nuk ka ndodhur që një prokuror dhe gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Por nëse një prokur special dhe një gjykatës special, i shkallës së parë të speciales, ka vendosur të pezullojnë një ministër, cënimi i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit, zgjedhje jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstrem.
E thënë drejtpërdrejt, ne nuk mund ti përgjigjemi një arbitraiteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti. Nuk do të angazhohemi në një betejë politike, retorike, me drejtësinë. Do të vijojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë dhe mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do të respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministrit, dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cënuar, te drejtësia në GJK.
Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante sa kjo, për të cilën po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.
Pezullimi është vendim i një gjykatë që do ta cojmë në GJK si akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. GJK duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën. Nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Për periudhën që flasim qeveria nuk ka zv kryeministër dhe ministër të infrastrukturës dhe energjisë”, tha ndër të tjera Rama.

KOHA JONË SONDAZH

