Edi Rama: Pleqërinë do ta shtyjë me Koço Kokëdhimën tek Lapidari…

Dihej prej vitesh se Rama dhe Kokëdhima janë me shumë se vëllëzër.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë për të prezantuar programin për zhvillimin e fshatrave të Bregut, Vunoin, Dhërmiun, Qeparoin etj.

Duke folur para të pranishmëve, Rama s’i ka kursyer batutat për Koço Kokëdhimën, i cili konsiderohet gjerësisht në jug të vendit si zëvendësi i Ramës.

“Që pleqërinë që po na afrohet mua dhe Koços, të vijmë këtu dhe ta kalojmë kohën tek sheshi i vogël afër lapidarit, ku është traditë që pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës”, tha Rama.

Ai shoqërohej në këtë takim nga deputetë të qarkut Vlorë dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

SHKARKO APP