Rama po kthen nostaligjinë ruse dhe kineze në Shqipëri

Ajo çfarë po bën kryeministri Rama me lojën e vaksinave të pa çertifikuara ruse dhe kineze, mbetet një lojë në thelb antieuropiane dhe antiamerikane. Vetëm që të marrë vota nga vaksinimi, ai është turr me avion e makina kudo ku dëgjon emrin vaksinë. Nuk po pyet nëse janë të çertifikuara apo jo si dhe a njihen nga agjensia kompetente e BE apo nga Autoritetet e Barnave Amerikane.

Gjithçka në funksion të fushatës dhe votës.

Duke sulmuar fillimisht Francën për vaksinat e më pas krejt BE, Edi Rama luajti mjeshtërisht me propogandë që të justifikonte mungesën e hapjes së konferencës së pare ndërshtetore BE-Shqipëri, pra po luan që të krijojë përceptimin në popull se janë europianët ata që nuk po na ndihmojnë dhe nuk duan Shqipërinë në familjen europiane. Nuk thotë se nuk ka plotësuar 15 kushtet e BE, por i bie nga Kina që të justifikojë mungesën e përspektivës europiane për fajin e qeverijes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama krijoi me mediat e tij, që financon apo që u jep leje ndërtimi pronarëve të tyre, se në këto ditë të vështira për popullin shqiptar po na gjenden Rusia dhe Kina, kurse BE jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

As SHBA, jo!

Kjo është lojë e rrezikshme për të spostuar boshtin e strategjisë së Shqipërisë drejt Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

Nëse shikon rrjetet sociale fill pas këtij sulmi të kryeministrit, kanë filluar komentet negative ndaj SHBA dhe sidomos BE. Deri para pesë vitëve popullaritet i SHBA ishte mbi 95 %, kurse për BE diku mbi 90 %.

Pas propogandës së tij se po merr vaksina ruse dhe kineze, ka filluar rrezikshëm kthesa drejt 180 gradë e kryeministrit; falet në Turqi dhe duke luajtur syrin Pekinit e me një nostalgji për kohen sovjetike në Tiranë.

E gjitha kjo është një lojë e rrezikshme për Shqipërinë, e cila duhet të ketë  të mirëpërcaktuar udhën drejt BE dhe me SHBA si aleatin më strategjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?