Kombëtarja kuqezi ka dhuruar një paraqitje bindëse në miqësoren ndaj Jordanisë, duke fituar me rezultatin 4-2 në stadiumin “Air Albania”. Të gjitha golat janë publikuar në një video të përmbledhur nga kryeministri Edi Rama, ku shkruan edhe se ”Kombëtarja jonë nuk ndalet”.