Rama poston videon ku thotë se edhe ky i “forti” i lagjes, që nuk e ka hequr, ia heq shteti me forcë!
Kryeministri Rama nuk heq dorë deri në çlirimin e metrit të fundit nga ata që kanë zaptuar hapesirat publike. Aksioni që vazhdon në krejt territorin e Republikës, por sidomos në Tiranë, nuk do të lejojë asnjë të “fortë” lagje apo qyteti që ta shkelë këtë urdhër kryeministror.
Në të vertetë ishte bërë problem për qytetarët, ku nuk kaloje dot në trotuarin e rrugës, pasi ishte marrë nga të “fortët” dhe kur bëje zë ndaj tyre edhe të kërciste dajaku.
Sot Edi Rama ka postuar një video të një “forti” si mesazh për këdo se nuk do të mund të bëjnë si të duan.
“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”- shkruan kryeministri Rama.
Kliko videon..
KOHA JONË SONDAZH

