Edi Rama në TCH: Presidenti Meta është korrekt në reagimet e tij kushtetuese

Edi Rama në “Open” te Top Channel ishte përballë gazetarëve. Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjekjes për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.

“Është brenda kornizës kushtetuese, mendoj se ka qenë korrekt”, tha Rama për Metën në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Në lidhje me rrezikun e përsëritjes së konfliktit të vitit 1997, për të cilën ka paralajmëruar edhe presidenti, Rama tha: “Mendoj se e ka bërë për t’i dhënë më shumë peshë shqetësimit, por nuk besoj se ka lidhje me ‘97.”

 

 

SHKARKO APP