Edi Rama, replika me investitorët e huaj: Kompanitë të paguajnë taksat
Dhomat e huaja të biznesit dhe ekspertë të FMN-së prej disa kohësh kanë ngritur shqetësime mbi klimën e biznesit në vend. Shqetësimet e tyre kanë pasur të bëjnë me ndryshimet e shpeshta të strukturave ligjore për biznesin dhe largimin e investitorëve të huaj nga vendit.
Në “Forumin për reformën në ekonomi dhe klimën e biznesit”, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të replikojë me përfaqësues të biznesin e huaj dhe tu kthejë përgjigje disa pretendimeve që janë ngjirur lidhur me situatën e investimeve në vend.
Ai ju referua deklaratave të përfaqësuesve të FMN-së dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi perfromancën e sektorit të tatimeve. Ndryshe nga vrejtjetet që kanë të huajt për klimën e biznesit në vend, Kryeminsitri u shpreh se administrata tatimore është në krye të detyrës, pas shumë vitesh që ishte në një proces kaotik. Sipas tij, vendi ka probleme, por ndryshimi është i dukshëm për mirë.
“Është hera e parë që administrata tatimore fillon të punojë pas 20 e kusur vitesh me platformën në bazë të riskut. Jo mos e tund kokën, duhet ta thuash edhe këtë Jensen, është shumë e rëndësishme”,- ju drejtua Kryeministri përfaqësuesit të FMN.
Ai ju drejtua dhe përfaqësuesit të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, teksa foli se edhe biznese nga vendet e BE-së në Shqipëri kërkojnë të operojnë me dy bilance.
Në fjalën e tij Rama u kujtoi investitorëve të huaj se në çfarë situate e gjeti ekonominë e vendit dhe cilat ndryshimet që po ndodhnin nga qeveria aktuale.
Rama në fjalën e tij u ndal dhe në qëndrimet e bizneseve të huaja dhe lajmet për largimin e tyre. Kryeministri tha se “asnjë biznes i huaj nuk po ikën. Bankers po shitet nuk po ikën. Çështja e Bankers ishte se ata nuk paguanin taksat. Ne e çuam në gjykatë dhe gjyqi tregoi se kishim të drejtë. Tani kompania po shihtet, nuk po ikën. Ne nuk mund të ndalojmë shitjen”,- tha ai.
Lidhur me biznesin gjerman në aeroportin e Rinasit, Kryeministri tha se “nuk është e vërtetë që po ikin biznesmenët gjermanë”. Ai tha se “në Rinas nuk kishte fare gjermanë. Ata e kanë mbyllur me kohë këtë proces dhe po e shesin”,- tha ai,
Duke folur për reformat e qeverisë kryeministri tha se kur erdhën në pushtet FMN-ja nuk ishte e pranishme në Tiranë. “Ne e kemi filluar punën 32 muaj më parë dhe dua t’ju kujtoj që FMN nuk ishte këtu fare. Ishte përzënë pa ceremoni. Dua t’ju kujtoj që Banka Botërore kishte ndaluar çdo lloj vazhdimësie të programeve të veta për shkak të një reforme të kërkuar me këmbëngulje si kusht për të vazhduar programet që ishte reforma e pensioneve. Dua të kujtoj se ishim në kulmin e një konflikti me kompaninë e shpërndarjes së energjisë si rezultat i një shpronësimi të dhunshëm nga ana e qeverisë së mëparshme. Dua t’ju kujtoj që kishim një bllokim të plotë të kompanive për shkak se nuk paguheshin. Nga ana tjetër kishim një bllokim të plotë të kredive nga ana e bankave për shkak se marrëdhëniet me kompanitë me borxhe të papaguara e impononin këtë gjë”,- u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se pagesat e borxhit prej 720 milionë dollarë bëri të mundur që të zhbllokonte punën e kompanive që kishin kryer investime publike, çka sipas tij, ka sjellë ngritjen e mundimshme të një situate ku rritja ekonomike ishte zero.