Rama rrëzon reformën në drejtësi: Kuvendi të marrë situatën në dorë për prokurorët dhe gjyqtarët
Veç sulmeve ndaj opozitës dhe vendeve të BE, kryeministri Edi Rama ka bërë sot deklarata që rrëzojnë gjithë reformën në drejtësi.
Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama deklaroi se janë një pjesë e prokurorëve dhe gjyqtarëve që po abuzojnë në me ligjin. Sipas tij, këta gjyqtarë e dinë që nuk e kalojnë vetingun dhe po japin vendime të paligjshme. Për të zgjidhur këtë situatë, Rama thotë se nuk do pritet që reforma në drejtësi të spastrojë sistemin, por ka kërkuar që Parlamenti të ndërhyjë ashpër në sistemin e drejtësisë!
Një deklaratë e tillë është as më shumë dhe sa më pak rrëzim i reformës në drejtësi. Parlamenti aktual jo vetëm është anti kushtetues, por edhe sikur të ishte në situatë normale, nuk mund të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Parimi kryesor i një shteti normal është ndarja e pushteteve. Tjetër detyrë ka qeveria, tjetër detyrë Parlamenti dhe i pavarur nga këto është sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat. Reforma në Drejtësi kishte si qëllim që këtë ndarje pushtetesh ta forconte edhe më tej duke mbajtur larg qeverinë nga sistemi i drejtësisë. Edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve deri në ndryshimin e Kushtetutës kishte objekt garantimin që kryeministri apo pushteti politik të mos merrte nën kontroll.
Sot Edi Rama ka premtuar të bëjë atë që nuk ka guxuar asnjë kryeministër. Në Kuvend deklaroi se Parlamenti situatën në dorë ta marrë Kuvendi, pra PS-ja. Nëse Kuvendi ndërhyn dhe cakton se cilët prokurorë zbatojnë ligjin dhe cilët jo, përse duhej reforma në drejtësi kur çdo gjë e ka në dorë qeveria dhe kryeministri.