Rama: Së shpejti linja ajrore, “Air Albania”. Pronarët? Një miliarder dhe një pronar mediash

Oligarkia fuqizohet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë një linje ajrore shqiptare. Do quhet “Air Albania”. Emër i bukur!

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri përmes ‘facebook’, ku ka shpërndarë një foto të një avioni  “Air Albania” dhe me mbishkrimin “Së shpejti”. Realisht në këto dekada sa herë vjen në pushtet një parti politike krijohet një linjë e re ajrore duke falimentuar  linjën  e partisë që kalon në opozitë. E kështu me radhë. Dhe borxhet e këtyre kompanive kur falimentojnë i paguan buxheti i shtetit.

Kryeministri dhe qeveria e tij do të bënte mirë që të ndërhynte, në mënyrë ligjore, ndaj kompanive të tilla pasi kanë çmime shumë të larta të biletave, bile më të shtrenjtat në Europë. Fjala vjen Tiranë-Londër kushton një biletë, vetëm vajtje, 380 euro ( ka edhe me shtrenjtë), kurse Prishtinë- Londër vetëm 35 euro! Në Maqedoni po kaq lirë, sa në Kosovë.

Ndërsa në Shqipëri mjafton ta kesh mirë me qeverinë e radhës, merr dy ose tre avionë me qera nga Letonia dhe vendos çmime biletash shumë të larta. Fiton kompania, fiton qeveria, por humbet qytetari dhe buxheti i shtetit.

Zoti Kryeministër! A keni udhëtuar ndonjëherë me biletë të paguar nga xhepi jot e jo nga buxheti i bashkisë apo qeverisë? A e di sa shtrenjtë janë biletat? E di se një qytetar i thjeshtë, nëse don të shkojë jashtë shtetit për hall apo për vizitë apo për të takuar familjen e njerëzit e tij, i duhet të kursejë gjithë vitin? E dini zoti kryeministër se çmimet janë një tmerr për qytetarët? E dini se me shumë kushton bileta se sa qëndrimi në ndonjë vend europian?

Ndaj bukur që krijohet kjo shoqëri zoti kryeministër, por qytetarët duan çmime të ulëta, siç veprohet në BE.

Një prej komentuesve në facebook, i ka shkruar kryeministri Rama, se cila nga partitë e ka këtë linjë ajrore, duke shtuar se herën e fundit kur e kishte PD-ja, kishte humbur lekë pasi ishte mbyllur.

I menjëhershëm, ka qenë edhe reagimi i Ramës, duke shkruar se linja në fjalë do të jetë e gjithë shqiptarëve.

Komentuesi: Kush parti e ka kete… se kur u ndrruan partit heren e fundit humbem nga £1200 (diku te 1300 euro) bileta sepse u mbyll kompania ngaqe e kishte PD

Rama: Kete do ta kete Shqiperia Kreshnik Shqiperia- shkruan Rama.

Megjithatë burime nga ministria e Transportëve thonë se është një miliarder shqiptar dhe një pronar mediash që e kanë këtë shoqeri, por me regjistrim ne parajsat fiskale në një ishull larg Europës. Pra që nuk paguajnë taksa shtetit dhe nuk tregojnë burimin e parave.

Gjithsesi nga emri “Air Albania” është një krenari.

A.Marku

(Marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/kryeministri-rama-se-shpejti-linja-e-re-ajrore-air-albania/

SHKARKO APP