Edi Rama: Sekuestro pasurive luksoze të grupeve kriminale. LSI: Ti je kryemafiozi!
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar sot Policinë e Shtetit dhe të gjitha strukturat që janë duke bashkëvepruar me të për të luftuar kanabizimin e vendit, që të fillojnë goditjen e aseteve, pasurive, makinave luksoze, llogarive bankare, të rrjeteve dhe grupeve kriminale shqiptare brenda dhe jashtë vendit, që i kanë përfituar ato nga kultivimi dhe trafiku i kanabisit.
Kjo është diçka e mirë dhe shpresëdhënëse, por mbetet të shikohet deri në fund se sa do zbatohet në praktikë kjo porosi. A do të ndalohen dhe sekuestrohen, të gjithëve që kryejnë këtë veprimtari kriminale? A do të preken grupet e tilla të lidhura me deputetë të PS? Apo do bëhet fillimisht spektakël mediatik nëpër rrugë dhe për të gënjyer publikun se “po bëjmë namin”? A do arrestohen edhe personat me veprimtari kriminale që financuan fushatat e PS në disa qarqe?
Pas takimit të kryeministrit Rama me policinë dhe strukturat ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit ka reaguar edhe LSI me anë të deputetit Braimllari, kurse selia blu nuk ka asnjë deklaratë ndaj kryeministrit.
Para pak kohësh kryeministri Rama së bashku me ish-ministrin e brendshëm teknik Dritan Demiraj u shprehën se kanë në posedim një listë me 124 emra kriminelësh të kultivimit të drogës dhe se po monitohen lëvizjet dhe aktivitetet e tyre.
Po qysh nga ai moment, të dy zyrtarët e lartë, si Rama ashtu edhe Demiraj nuk e kanë përmendur më këtë listë. Edhe pse u përmend montorimi i tyre dhe i aktiviteteve të tyre kriminale që po bëhet nga policia, arrestimi i ndonjërit prejt tyre nuk ka ardhur deri më tani.
Në këtë pikë, lind pyetje se çfarë po ndodh me këtë listë? Kur kryeministri dhe ministri i brendshëm kanë një listë prej 124 kriminelësh pse nuk e dorëzojnë në prokurori dhe pse nuk bëhet kapja e tyre? Apo mos ndoshta kjo deklaratë e tj ishte thjehstë një lëvizje për t’i hedhur hi syve opinionit publik për luftën e dështuar që po bën qeveria kundrejt kriminelëve të drogës, sepse përndryshe duket sikur po i mbron kta individë?
Gati një muaji Rama shprehet se ka një listë me emrat e kriminelëve të drogës, ndërkohë që sot i “paralajmëron” këta të fundit që të gjenë vend të futen, por pa patur asnjë rezultat në këtë apekt.
Nga ana tjetër këta kriminelë drogë vazhdojën të enden të lirë, mjafton të përmendim këtu të shumë kërkuarin Kelmend Balili, “Eskobarin” e Ballkanit.
Përballë përpjekjeve të Ramës për të krijuar përshtypjen se po lufton krimin e organizuar dhe kultivimin e drogës, janë deklaratat dhe raportet e institucioneve ndërkomëbetarë.
Sipas Guardia di Finanzia të talisë, vetëm për këtë vit janë sekuestruar rreth 24 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria. Po ashtu, Holanda po shqyrton kthimin e vizave me vendin tonë pikërisht për trafikun e lëndëve narkotike.
Shqipëria është cilësuar si “Kolumbia e Europës” nga shumë media perëndimore, nisur nga tonelatat e trafikimit të kanabisit.
Por i vetmi që refuzon të shohë këtë tablo duket se është kryeministri i vendit, i cili bën deklarata gati qesharake, kur shprehet se ka një listë me 124 emra bosësh droge, por nuk i kap dhe se këtë vit do e zgjidhë çështjen e kultivimit të kanabisit përgjithmonë.
Rama e di mirë se çështja e kanabisit është një dështim i qeverisë së tij, por bën atë që di të bëjë më mirë: ta mbulojë mediatikisht me deklarata si kjo e sotmja, por që s’kanë asnjë rezultat konkret mbi krimin e drogës, sepse bosët e drogës kanë gjetur shumë vrima ku të futen në qeverisjen Rama.
PJESE NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
Kultivimi i kanabisit është ulur me herë dhe ky rezultat spektakolar ka nxitur edhe përfshirjen e vetë BE-së me një fond mbështetjeje për zgjatjen me 1 muaj të kohës së fluturimeve për kontrollin e territorit. Ky është një sukses shumë i rëndësishëm, por edhe një shembull shumëkuptimplotë sesa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit dhe sa shumë mund të bëhet nëpërmjet bashkëveprimit të agjensive ligjzbatuese.
Pra, tani kjo qasje duhet çuar tek asetet kriminale.
Fakti që Policia nuk merret më me prerje bimësh, por me imponimin e ligjit është një mësim i madh entuziast dhe sukses në planin kombëtar që duhet parë vetëm si një hap, jo si e gjithë lufta që duhet të bëjmë për të hequr jo Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë dhe janë vende origjine të kanabisit, por një hap i parë për të kuptuar sesa shumë mund të bëhet në këtë drejtim.
Burimet financiare të konsiderueshme të krijuara, tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga rrjtet dhe grupet kriminale dhe goditja e shkatërrimi i tyre nuk mund të kuptohet pa goditjen e aseteve të tyre. Dhe kjo është pjesa e rëndësishme. Pra, çrrenjosja e kësaj fare të keqe nga territori i vendit nuk mund të konsiderohet i plotësuar.
Ndaj Policia, SHISH, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Doganat, tatimet të intensifikojnë veprimet për të organizuar në mënyrë profesionale të gjithë këtë burim informacioni për të intensifikuar përpjektet e përbashkëta edhe me partnerët për të gotur këto rrjete dhe organizata. Të kalojë në skaner të hollësishëm, pasuria e çdokujt që nuk ka një burim të qartë pasurie: çdo biznes, çdo makinë luksi që i bën karshillëk të rinjve tanë që duan punën dhe komunitetit të ndershëm, me automjete që sfidojnë inteligjencën e çdo njeriu që ka sytë në ballë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme.”
Reagim i plotë i sekretarit të përgjithshëm të LSI, Braimllari:
BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale. Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit. Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155095584076523/