Rama shantazh me anë të Majkos dhe Peleshit për “zgjedhje parakohshme”
Nëse ka njeri në Shqipëri i cili nuk do zgjedhje të parakoshme parlamentare është vetëm Edi Rama. Ka frikë nga zgjedhjet se humb pushtetin, privilegjet dhe e di se nuk do jetë më kryeministër pas zgjedhjeve. Por duke e ditur frikën e disa deputetëve pa integritet, të korruptuar dhe frikacakë ai, pra Rama, me mjeshtri përdor gogolin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ti bërë nga frika disa deputetë të opozitës, por edhe të mazhorancës, që të votojnë me detyrim dhe pa bindje Reformën në Drejtësi. Në të vertetë reforma duhet, bile me e fortë. Analisti Artur Zheji në një editoril ngre shqetsimin publik se përse doni zoti Lu tia jepni gjithë pushtetet Edi Ramës dhe ka të drejtë. Një reformë nuk bëhet për hequr blindazhin Berishës dhe për t’ia veshur Edi Ramës. Reforma, sidomos kjo e drejtësisë, ka nevojë për debat ku dhe publiku ka nevojë për ta njohur e debatuar pasi nuk është më publiku i vitit 1991. Reforma e drejtësisë duhet të bëhet që të ketë një jetëgjatësi të paktën 100 vjeçare. Dhe jo vetëm për një mandat të Edi Ramës apo synimi edhe për një tjetër mandat personal.
Por një pjesë deputetëve, të cilët realisht e kanë vendin në burg, nuk mund të votojnë për drejtësinë kur ata të parët duhen të jenë në burg. Një pjesë tjetër e frikësuar se me atë mandat deputeti merr rrogën dhe mund të mbetet pa pagë pas zgjedhjeve parlamentare frikësohet për karriken e tij e jo për drejtësinë e vendit. Kryeministri Rama duke ua ditur hallet apo frikën se humbin mandatin e deputetit u bën presion me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nxori Pandeli Majkon në fillim ku ai në mënyrë “personale” tha se nëse nuk votohet reforma në korrik të shkojmë në zgjedhje të parakohshme! Dhe një ditë më pas Majkos i veshi kombinoshet e rrugës së kosovarëve me Erion Veliaj. Gjithsesi e bëri pak efekt facebook i Majkos.
Nuk mjaftoi ish-kryeministri Majko dhe dje shfaqi në Korçë zv/kryeministrin Niko Peleshi, të cilin e ka nisur të thotë vetëm atë fjalë: “ Nëse nuk votohet do shkojmë në zgjedhje!”. Niko Peleshi foli publikisht pro referendumit gjatë një prononcimi për gazetarët në Korçë. Nëse parlamenti dështon me miratimin e reformës, Peleshi propozon që partitë të shprehen me votë për mbajtjen e referendumit dhe zgjedhje. Mbështetja që Peleshi dha për propozimin e Pandeli Majkos është tregues i qartë se propozimi është pranuar ose ideuar nga vetë kryeministri, Edi Rama. A mund të jetë ky plani B i socialistëve, në rast se dështon votimi i 21 Korrikut? Niko Peleshi nuk do të guxonte ta shprehte publikisht mbështetjen, nëse nuk do të kishte marrë më parë konfirmim. Sipas Pandeli Majkos socialistët duhet të pranojnë zgjedhjet e parakohshme dhe në të njëjtën ditë t’i ftojnë shqiptarët në një referendum për reformën në drejtësi.
Deri në 21 korrik mbetet i vlefshëm kalimi i reformës me vota të trafikuara nga opozita. Për më tepër që ofertës së mazhorancës i janë bashkuar ambasadori Lu.
Pra duket se po shkohet drejt një miratimi formal të një reformë të padakortësuar nga opozita zyrtare, por duke blerë nën presionin e “zgjedhjeve” edhe disa deputetë të PD-së. Në të vertetë, siç thonë eurodeputetë dhe kongresmenë amerikanë, një reformë e tillë me vota të trafikuara nuk është e pranueshme nga askush.
Por votat po blihen ! Mbetet të shikojmë djegien e mandatëve të deputetëve të tjerë të PD-së në sallën e Kuvendit e ku Ilir Meta do detyrohet të lajmërojë zjarrfikëset që të mos digjet salla e Kuvendit.
Me sa shikohet po i buzëqesh fati edhe Ben Blushit pasi skema “D” që ka shumica e re në Parlament ku në zgjedhje të parakohshme të mos shkohet me Edi Ramën kryeministër. Me Ramën në krye të qeverisë dhe në zgjedhje të parakohshme shkohet aqsa u kualifikua mbrëmë Anglia përballë Islandës! Ben Blushi do të jetë kryeministri i ri i qeverisë teknike, nëse Rama turret drejt zgjedhjeve të parakohshme.