Rama “sy më sy” me komentuesin në rrjetet sociale: Merr bukë me vete dhe eja…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një tjetër komenti nga një ndjekës në rrjetin e tij social në Facebook.

Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre, se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruante një komentues.

Rama i ka bërë ftesë këtij të fundit, duke i thënë që të shkojnë bashkë dhe të shohin gjendjen e shkollave në Tiranë, teksa tha se janë bërë deri tani 45 të tilla.

““Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete, se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, 10 të tjera janë në proces. Të shikosh edhe nxënësit, historia e grabitjeve të oborreve, është e vjetër, e rrumpallës së viteve ’90. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Isha kryetar bashkie, harrojeni se do ndërtoni pallat sa të jem unë këtu. Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do e marrin më 11 maj. Shqipëria nuk do të zbresë kurrë më poshtë, do ngjitet drejt majës së 2030. Erdhi 11 maji, këtu do jemi, u shpreh Rama.

SHKARKO APP