Kryeministri Rama:Ta harrojnë baltosësit se me baltosin familjen time

I pyetur nga Sokol Balla ne Top Story per sulmet ndaj familjes kryeministri Rama u pergjigj me inat duke thene se nuk ka asnje fakt ndaj familjes time, ndaj ta harrojne se merren me familjen time. Me mua personalisht le te hedhin balte sa te duan se jam mesuar me kete gje.

Edi Rama theksoi se ndjehej keq kur sulmohej i vellai i cili nuk ka asnje lidhje me punet e qeverise. Nderkohe Berisha e ka sulmuar Olsi Ramen per koncensione, por kryeministri pohoi se asnje lidhje nuk ka vellai i tij ne koncensione, por eshte balta e PD-se qe hedh kudo.

Rama tha se nëse ka një gjë që gjithmonë ka qenë i vetmi problem i tij kur është baltosur, ka qenë ngarkesa që i është krijuar familjes.

“Im vëlla për të cili unë vë dorën në zjarr për ndershmërinë dhe njerëzillëkun, u shfaq në një fotografi bashkë me një shokun e tij në Kinë, në një kompani kineze. Dhe kjo fotografi u publikua si përfshirje e tij për të fituar garën në Spitallën e Durrësit. Një investim ky që do të krijojë një punësim të madh vitet e ardhshme. Dhe pavarësisht se e gjitha ajo ishte një manipulim i opinionit publik, unë i kam kërkuar ministrit të Ekonomisë ta anulojë procesin” – tha Rama.

Ne raport me sulmet me familjen nga opozita Edi Rama ishte i prere se nuk kane asnje pune me familjen time.

SHKARKO APP