Rama takim me Obamën dhe Biden për 50 minuta:I kaloi të gjitha parashikimet

Rama Obama2Ka përfunduar takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama, takim i cili ka zgjatur përreth 50 minuta.

Rama është takuar pa praninë e mediave me numrin dy të qeverisë amerikane, Joe Biden. Tema kryesore e diskutimeve është lufta kundër terrorizmit dhe siguria.

Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Rama tha për Voa, se takimi i kaloi të parashikimet.

Rama: Takimi i kaloi parashihet në kuptimin e kohës, por mund të them se i kaloi parashikimet edhe në kuptimin e atmosferës. Dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë. Ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që do të forcohet.

(18:05)- Rama nis takimin me zv/Presidentin Joe Biden

Rreth orës 18:00 me orën lokale në Shqipëri ose rreth orës 12:00 me orën amerikane, kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me zëvendës Presidentin amerikan, Joe Biden, takim i cili zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas, Rama pritet të takohet me Presidentin amerikan Obama.

Në një prononcim për VOA para takimit në Shtëpinë e Bardhës, Rama ka deklaruar se vizita është një moment ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm.

RamaRama: Është një kulmim që nuk ndodh çdo ditë pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi me Presidentin Obama dhe zëvendës/Presidentin Baiden përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm duke e vënë theksin në ato pika që janë me rëndësi të përbashkët strategjike.

E marr si një moment të një rendësie të veçantë për vendin tonë pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bradhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon, rolin e Shqipërisë në rajon, ashtu sikundër edhe si një partner i ngushtë i SHBA-së besnikërisht prej 25 vitesh.

(17:18)Rama në Shtëpinë e Bardhë; Lu: Takimi me Obamën për reformën në drejtësi

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënon një nga vizitat më të rëndësishme të karrierës së tij politike.

Vizita është shoqëruar me jehonë në vendin tonë, dhe sipas ambasadorit Donald Lu, kjo vizitë vjen pas asaj shumë të suksesshme të sekretarit të Jashtëm, John Kerry në Tiranë.

Ambasadori Lu hodhi edhe një status në faqen e Facebook-t të ambasadës amerikane në Tiranë, duke theksuar se ishte i lumtur që Presidenti Obama do të takohej me kryeministrin Edi Rama.

Lu: Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”.

A do ta takojë vërtetë Rama Obamën?

Në agjendën e ditës së sotme të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rama do të pritet në një takim bilateral nga zv/Presidenti Joe Biden.

“Më pas, nënkryetari do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, thuhet në agjendën ditore në faqen online të Shtëpisë së Bardhë.

rama ne shba

Ne foto: Rama mberrin ne Shtepine e Bardhe

rama ne shba2

Ne foto: Rama mberrin ne Shtepine e Bardhe

rama ne shba

Ne foto: Rama mberrin ne Shtepine e Bardhe

vizita

vizita2

SHKARKO APP