Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama: “Ti nuk duhej të ishe këtu, ju dogjet teserat e PS”

Rama: “Ti nuk duhej të ishe këtu, ju dogjet teserat e PS”

Kryesore
E mërkurë, 12 Gusht 2026 21:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja mbi katërorëshe e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama në Kuç të Vlorës, ku në qendër të diskutimeve ka qenë reforma territoriale dhe riorganizimi i hartës së bashkive.

Takimi është shoqëruar me debate të forta mes kryeministrit dhe disa prej drejtuesve vendorë, të cilët kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkive që drejtojnë.

Përplasjet nuk janë kufizuar vetëm te Poliçani dhe Dimal. Mësohet se debate të forta me Ramën kanë pasur edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bello, dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea. Në debat është përfshirë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Bello dhe Gorrea u kanë qëndruar argumenteve të tyre kundër shkrirjes së bashkive, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përdorura për përcaktimin e njësive vendore që do të preken nga riorganizimi territorial.

Në diskutim janë përmendur konkretisht Peqini, Vau i Dejës dhe Roskoveci. Sipas argumenteve të ngritura nga kryebashkiakët, këto bashki kanë tregues më të dobët performance, por janë lënë sërish si bashki më vete. Ata kanë pretenduar se kjo dëshmon se kriteret nuk po aplikohen në të njëjtën mënyrë për të gjitha njësitë vendore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër moment i fortë i mbledhjes ka qenë debati për reagimin e komuniteteve lokale. Mësohet se Rama i ka akuzuar kryebashkiakët se po nxisin qytetarët e zonave të tyre kundër reformës territoriale. Sipas kryeministrit, kundërshtimi nuk po mbetet vetëm në nivel institucional, por po shtrihet edhe te komunitetet, duke krijuar rezistencë ndaj ndryshimeve të propozuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, kryebashkiakët kanë kërkuar që kriteret për riorganizimin e hartës territoriale të jenë të qarta, transparente dhe të zbatohen njësoj për të gjitha bashkitë.

Përplasja me kryebashkiaken e Dimalit

Tone të ashpra ka pasur edhe mes Ramës dhe kryetares së Bashkisë Dimal, Juliana Memaj. Mësohet se gjatë diskutimeve Rama i është drejtuar me ironi kryebashkiakes duke i thënë: “Ju udhëheqësit e mëdhenj”.

Mund t'ju interesojë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjob...

Para 3 orësh
Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 10 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 13 orësh

Memaj i është përgjigjur duke kundërshtuar mënyrën se si po trajtohen drejtuesit vendorë. “Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”, mësohet të ketë thënë Memaj. Kjo përgjigje ka acaruar kryeministrin, i cili i ka kërkuar kryebashkiakes së Dimalit të largohet nga mbledhja.

Debat i ashpër edhe me Adriatik Zotkajn

Përplasje ka pasur edhe me kryetarin e Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, i cili publikisht ka mbajtur qëndrim kundër shkrirjes së bashkisë që drejton. Gjatë debatit, Rama ka përmendur edhe rastin e djegies së teserave në Poliçan, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm.

“Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”, mësohet t’i ketë thënë Rama Zotkajt. Kryebashkiaku i Poliçanit i është përgjigjur duke akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin për mosmirënjohje.

“Komuniteti iu përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje, është ajo e PS-së”, mësohet të ketë thënë Zotkaj. Pas debatit, Zotkaj dhe Memaj janë larguar nga mbledhja.

Pavarësisht kundërshtimeve të kryebashkiakëve, Rama ka mbrojtur nevojën për vijimin e reformës territoriale. “Kjo është një reformë për Shqipërinë dhe jo një reformë për një bashki apo për një tjetër. Reforma do të ecë përpara”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.

Mbledhja ka zgjatur më shumë se katër orë dhe është fokusuar te reforma territoriale, riorganizimi i bashkive dhe kriteret që do të përcaktojnë se cilat prej tyre do të vijojnë të ekzistojnë si njësi të veçanta të pushtetit vendor.

Debatet e forta tregojnë se riorganizimi territorial pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në raportet mes qeverisë qendrore dhe drejtuesve vendorë, veçanërisht në bashkitë që rrezikojnë të preken nga harta e re.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.