Rama trondit pushtetin vendor, shkarkon nga detyra 12 prefektët

(Në foto: Kryeministri Edi Rama me prefektët e rinj)

Kryeministri Edi Rama shkarkon nga detyra prefektët e 12 qarqeve të Vendit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë. Shkarkimi i Prefektëve është paralajmëruar disa javë më parë nga kreu i qeverisë. Në komunikimet me qytetarët, Rama është shprehur se Prefektët deri më sot njihen nga qytetarët vetëm në rastet kur kanë rënë zjarre dhe nuk kanë asnjë kontribut për pushtetin vendor.

Në javën e parë të muajit tetor, Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive paralajmëroi ndryshime të rëndësishme për drejtuesit e pushtetit vendor që nuk zgjidhen me votë. Plani i qeverisë është emërimi i një skuadër të re prefektësh. “Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje” ka deklaruar më parë Edi Rama.

Sot qëndrimi i qeverisë për prefekt është bërë fakt i kryer. Në orën 16:00, pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Ramazhvilloi një komunikim me mediat, ku prezantoi dhe prefektët e rinj.

PREFEKTËT E RINJ

Kukës, Zenel Kuçana
Dibër, Nuredin Shehu
Shkodër, Çesk Milja
Elbasan, Maksim Malaj
Fier, Baki Bala
Berat, Arrilla Dafa
Vlorë, Flamur Manaj
Korçë, Dhori Spirollari
Gjirokastër, Astrit Aliaj
Tirana, Suzana Jaupllari
Prefekti i Durrësit, Roland Nasto

Lezhë, Gjergj Prendi

Prefektët që shkarkohen:

Prefekti i Tiranes, Admir Abrija
Prefekti i Kukësit, Liman Morina
Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani
Prefekti i Dibres, Ardit Kaja
Prefekti i Durresit, Emiljan Jani
Prefekt i Lezhes, Eduard Ndrecaj
Prefekt i Elbasanit, Ardit Demiri
Prefekti i Korces, Pandi Papando
Prfefekti i Fierit, Vasil Bregu
Prefekti i Beratit, Valbona Zylyftari
Prefekti i Gjirokastres, Flamur Bime
Prefekti i Vlores, Etjona Hoxha

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për shkarkimet dhe emërimet e prefektëve

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155273054681523/

SHKARKO APP