Rama ultimatum bashkive: Të japin dorëheqjen kryetarët e njesive administrative dhe drejtorët. Kritika për Vlorën, shembull Cërriku

Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar në ditët e fundit një tur takimesh dhe inspektimesh në bashkitë kryesore të vendit, duke ngritur alarmin për mosfunksionimin e duhur të administratës vendore dhe mungesën e rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve. Në një mbledhje të posaçme me të gjithë kryetarët e bashkive, të zhvilluar sot në Tiranë, Rama ka shpërthyer në kritika të forta dhe ka dhënë një ultimatum të qartë për dorëheqje masive.

“Dorëhiquni! Nuk jeni afër qytetarëve”

Duke e cilësuar administratën vendore si “të larguar nga realiteti i njerëzve”, kryeministri i është drejtuar krerëve të bashkive me tone të ashpra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jeni afër halleve të qytetarëve. Çdo gjë e prisni nga qeveria qendrore. Kështu nuk ecet përpara,” tha Rama, duke theksuar se shumë drejtues vendorë po e trajtojnë pushtetin lokal si një zyrë burokratike, e shkëputur nga nevojat reale të komuniteteve që përfaqësojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve lokalë të paaftë, dhe dorëheqjen e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në të gjithë vendin, duke paralajmëruar se një reformë e thellë administrative është në prag.

Vlora nën shënjestër, Cërriku merr vlerësim maksimal

Përveç kritikave të përgjithshme, Rama u ndal me emër në disa bashki. Bashkia e Vlorës, sipas tij, ka shënuar “abuzime financiare të pajustifikueshme”, përfshirë financimin e një televizioni privat me dhjetëra mijëra euro nga buxheti i bashkisë.

“Nuk e kuptoj pse Bashkia e Vlorës financon një TV privat. Nuk mund të justifikohet kjo. Kemi ende ujësjellësa që nuk funksionojnë, ndërkohë paratë shpenzohen për media,” tha Rama.

Në të kundërt, ai mori si shembull pozitiv Bashkinë e Cërrikut, duke e cilësuar si model efikas të qeverisjes vendore.

“Cërriku përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkt për prashitje. Pse nuk e bëjnë të gjitha bashkitë njësoj? Shqipëria është sa një bashki e madhe në Europë. Nuk ka arsye të presim gjithmonë fonde nga qeveria. Mundësitë për të prodhuar janë aty,” u shpreh ai.

Reforma vendore, faza e re e qeverisë?

Këto zhvillime vijnë në një moment kur qeveria po përgatit, sipas burimeve nga mazhoranca, një riformatim të administratës lokale dhe ndoshta një rilindje të sistemit të menaxhimit vendor, në funksion të decentralizimit real dhe forcimit të përgjegjësive në terren.

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare dhe pas konsolidimit të pushtetit ekzekutiv, Rama duket se po i drejtohet administratës vendore si hallkë kyçe që kërkon ristrukturim, pastrim dhe efikasitet.

“Qeveria nuk mund të mbulojë çdo dështim lokal. Duhet që vetë bashkitë të marrin përgjegjësi, të kërkojnë zgjidhje, jo vetëm fonde. Vetëm kështu mund të ecim përpara,” tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?