Rama uron fundjavën me pamje nga Alpet e mbuluara nga dëbora
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish natyrën shqiptare për të përcjellë një urim fundjave për qytetarët. Në një postim të publikuar këtë mëngjes, ai ka shpërndarë një pamje nga Alpet Shqiptare të mbuluara nga dëbora, të realizuar nga fotografi Bleron Caka.
“Mirëmëngjes 😊 dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes ‘Wanderlust in Albania 2’, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Foto & Video Reels, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan Rama.
Fotografia është pjesë e projektit “Wanderlust in Albania 2” dhe vlerësohet si një nga punimet fituese në konkursin ndërkombëtar të dedikuar promovimit të destinacioneve turistike përmes imazhit.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

