RAMA: VENDOSMËRISHT PËRPARA NË RRUGËN E REFORMËS NË SHËNDETËSI
Dje në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, për të parë nga afër zbatimin e programit të kontrollit (check-up) falas për grup-moshën 40-65 vjeç në kabinetet e kësaj qendre. Kontrolli falas është një nga fazat më të rëndësishme dhe më të domosdoshme në rrugën e reformës drejt mbulimit universal në shëndetësi, ose siç e quajmë ndryshe shëndetësia falas. Sepse vetëm kështu mundësohet ngritja e një baze të dhënash digjitale për shëndetin e shtetasve, për herë të parë pas 20 e kusur vitesh, pa të cilën nuk ka asnjë mundësi të ndërtohet sistemi i mbulimit shëndetësor universal.
Fluksi në rritje i qytetarëve që po përfshihen në këtë proces është një inkurajim i madh dhe një garanci e sigurtë për rezultatin e duhur në rrugën e një reforme shumë të vështirë, por padiskutim jetike për rritjen e cilësisë së shërbimit kombëtar shëndetësor dhe të shendetit publik në tërësi, shkruan Edi Rama ne profilin e tij ne Facebook.