Edi RAMA:BE-SË I DUHEN SHQIPTARËT SA Ç’U DUHET SHQIPTARËVE BE-JA
Keshtu e ka shkruar si ne titull postimin e tij ne Facebook kryeministri Rama. Dhe ja se ç’shkruan me poshte:
Dje në Kolegjin Europian të Bryzhit gjatë leksionit të hapur me temë “Të mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës së Hapur”, ku u fol për të ardhmen e Bashkimit Europian, për procesin e zgjerimit si fuqia e padiskutueshme transformuese dhe modernizuese për shoqëritë e vendet e rajonit tonë. Por gjithashtu edhe për interesin e madh strategjik të BE-së për të integruar Ballkanin dhe shqiptarët si pjesë shumë e rëndësishme e këtij rajoni.
Bashkimi Europian është në një udhëkryq historik ku presioni i brendshëm i egoizmave nacionalë po kërcënon projektin madhor të Shteteve të Bashkuara të Europës. Pas fjalës, një sesion veçanërisht interesant dhe i gjallë pyetje përgjigjesh vijoi me të rinjtë që kryejnë studimet pasuniveristare në këtë kolegj elitar, ku u shkëmbyen mendime për sfidat e sotme, për rrezikun nga terrorizmi, për nevojën e edukimit të qytetarëve Europianë rreth kulturës se religjioneve, historisë së besimeve, respektit për çdo besim.
Janë sot më aktuale se kurrë fjalët e Konrad Adenauer: “Bashkimi Europian ishte një ëndërr e pak njerëzve, u bë shpresa e shumë prej tyre, sot është domosdoshmëri për të gjithë”