Raporti i KLSH për tërmetin, Petrit Vasili: Prokuroria të hetojë qeverinë që nuk mori parasysh rekomandimet

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, ku si pasojë e këtij të fundit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Me një shënim në rrjetin social “Facebook”, Petrit Vasili pohon se Prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj qeverisë, pasi sipas tij, nuk janë marrë në konsideratë rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sipas tij dhanë alarmin për cilësinë e ndërtimeve në vendin tonë. Mët tej, Petrit Vasili thekson se Shqipëria ka në krye një kryeministër të paaftë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pse nuk heton Prokuroria për refuzimin arrogant nga qeveria të rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit, që dha alarmin për cilësinë e ndërtimit??

Tërmetet e 26 nentorit dhe 21 shtatorit treguan qartë se gjatë verifikimit të pasojave të rënda që ato lanë pas, kishte paaftësi të theksuar teknike.

U vërejtën mjaft raste paraqitje e raporteve të verifikimit brenda 24 orëve diametralisht të kundërta gjë shkaktonte pasiguri dhe panik tek qytetarët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikur që në 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”.

Eshtë tashmë shumë e qartë dhe e provuar për të gjithë së Shqipëria ka Kryeministrin më ë paaftë, që historia e Shqipërisë ka parë, gjë e ka kuptuar edhe ai vetë.

Ndaj nga një kryeministër i tillë përveç arrogancës që vjen prej korrupsionit dhe shkollëpakësisë nuk mund të pritej asgjë tjetër prandaj nuk ka pasur as reflektim dhe as marrje masash për këtë Raport kaq të rëndësishëm të KLSH.

Pasojat shqiptarët i panë tragjikisht gjatë dhe pas tërmeteve.

Prokuroria duhet të marrë urgjentisht nën hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverisë shqiptare për Raportin e KLSH dhe të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit qeveritare që neglizhuan.

Prokuroria është vonë!

Një prokurori që nuk vepron edhe kur faktet janë kaq të qarta dhe për më shumë janë edhe dokumenta shtetërore zyrtare, që akuzojnë, bëhet bashkëfajtore me qeverinë.

Sot shqiptarët e martirizuar nga tërmeti dhe neglizhenca kriminale e qeverisë nuk mund të tolerojnë një prokurori, që hesht dhe mbyll sytë përpara fajtorëve.

Taktika e arrestimeve të shumë personave njëri më i parëndësishëm se tjetri, sa për t’i hedhur hi syve opinionit, thjesht rëndon akoma më shumë pozitën e prokurorisë përpara popullit shqiptar.

Raporti i KLSH i ka paraprirë situatës, ndaj neglizhimi arrogant i qeverisë është krim që duhet hetuar me shpejtësi.

Shqiptarët po e vëzhgojnë me shumë vëmendje dhe zemërim prokurorinë si nga pikëpamja ligjore ashtu edhe morale…..

SHKARKO APP