Raportuesi CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei: Shumë të shqetësuar për krimin e organizuar

Nga radio gjermane shterore DW/

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë i pyetur nga “Deutsche Welle”, Thorsten Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi  i tij.

Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.- theksoi Frei.

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU,  ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, shkruan ndër të tjera DW.

SHKARKO APP