Raundi 2 i negociatave. Rama-Basha, takim ‘kokë më kokë’ në Presidencë

Edhe pse nuk ka asnjë shenjë tërheqje nga palët, negociatat ende vazhdojnë. Me ftesë të Presidentit Nishani po zhvillohet sot takimi i dytë mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të opozitës Basha. “Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar i pari në presidencë. Fillimisht u raportua se në takim do të merrnin pjesë edhe krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka. Por në minutën e fundit është vendosur që takimi të zhvillohet “kokë me kokë” mes kryeministrit dhe Kreut të PD-së, në Presidencë.

PAMJET NGA TAKIMI

Më herët, ditën e sotme, Kryeministri Rama në një konferencë të gjatë për mediat sqaroi qëndrimin e maxhorancës. Ai tha se oferta e negociatave me David Mekallister nuk janë më në fuqi. Oferta e re e Ramës për Bashën është caktimin e një zv.kryeministri dhe disa zv.ministrave dhe bashkë me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara do monitorojnë gjithë procesin për zgjedhjet.

“I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Në Ministrinë e Brendshme një zv.ministër i propozuar nga PD të drejtojë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit. Një zv.drejtor i përgjithshëm i policisë dhe 12 zv.drejtorë në qarqe, të shoqëruar me një përfaqësues të misioneve të huaja. E njëjta gjë për arsimin, një zv.ministër jo anëtar partie, me monitoruesit e huaj dhe një përfaqësues qoftë të vetin, qoftë të të huajve në çdo drejtori rajonale. E njëjta gjë për burgjet, zv.ministër i propozuar nga PD për të ndjekur procesin zgjedhor në çdo burg të Shqipërisë, për të mos lejuar të bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.

Lexoni edhe:

Edi Rama: I propozoj Bashës një zv/Kryeministër

Do përplasen turmat në Kavajë. Spahiu: Ramën e rrëzojmë me forcë

Meta, letër Presidentit të PE, Tajani: Duam vëzhgues!

SHKARKO APP