Reagime të Ben Blushit, Ylli Manjanit dhe Astrit Patozit për politikën e ditës

Ben Blushi reagon:

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi paralajmëron një sezon të ashpër politik me nisjen e shtatorit që përkon dhe me nisjen e legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Edhe nuk ia doli që të jetë një zë në parlamentin e rin, Blushi paralajmëron opozitë të fortë, ku prioritet mesa duket do të jetë bashkimi i të gjithë opozitarëve.

Përmes një fotoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet me këngëtarin Dren Abazi, Blushi jep dhe paralajmërimin e parë për qeverinë “Rama 2”.

“FILLOJMË NË SHTATOR. BASHKOJMË OPOZITARËT”- shkruan kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në rrjetet sociale.

Reagon Ylli Manjani:

Duke marrë shkas nga mbledhja e djeshme që kryeministri Edi Rama zhvilloi me grupin e skuadrës fituese të PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit, nga ku paralajmëroi fortunë në radhët e administratës publike, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Manjani bën apel që administrata të ç’politizohet nga çdo i punësuar partiak, përfshi edhe ata të Partisë Socialiste. Kjo pasi, sipas Manjanit, reformat serioze nisin gjithmonë nga vetja.

“Administrata civile duhet te çpolitizohet nga çdo i punësuar partiak, përfshi edhe ata të PS! Reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja!”- shkruan Ylli Manjani në reagimin e tij.

Reagon Astrit Patozi:

Në një postim në rrjetin social, Facebook, ish nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar këtë herë lidhur me ata që ai i cilëson vulnetarë dhe mercenarë që po përdorin kandidimin e tij për kreun e PD për t’i qëndruar afër Lul Bashës. Ai thotë se ata duhet t’i dalin krah Bashës në këtë moment të vështirë që të mos ndihet vetëm në dënimin që i ka bërë PD-së.

“Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD-së. Lehtësojani sadopak ndërgjegjien, duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim”, shkruan ai, duke shtuar që, “tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagesë të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve”!

SHKARKO APP