Reagimi i dytë nga grupi i PD për Bashën: Duhet të dorëhiqesh. Po shkel statutin

Një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur nga grupi i demokratëve, që pak më parë kërkuan po përmes një deklarate, dorëheqjen e Lulzim Bashës, pas humbjes së turpshme të Partisë Demokratike në zgjedhje.

Disa anëtarë të kryesisë së PD dhe një grup i Këshillit Kombëtar kanë ardhur me një tjetër deklaratë, pas qëndrimit zyrtar të Bashës, i cili tha nuk do të japë dorëheqjen, por do rikandidojë për kryetar të PD.

Grupit i PD, emrat e të cilëve po i sjellim të plotë më poshtë, kanë konstatuar se shkeljet e Statutit të PD nga ana e Bashës vazhdojnë. Sipas tyre, vendimi i Bashës për të mos dhënë dorëheqjen nuk reflekton përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.

“Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:

1. Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.
2. Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.
Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD. Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhet në reagimi i këtij grupi.

  1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  3. Edith Harxhi Anëtar i KK
  4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
  5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
  7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
  9. Gent Minarolli Anëtar i KK
  10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
  11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
  13. Juela Meçani Anëtar i KK
  14. Leonard Olli Anëtar i KK
  15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
  16. Mirgen Lata KK
  17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
  18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departament

LEXONI EDHE:

Plas në PD/ Deputetët dhe Kryesia kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës

VIDEO/Fjalimi i Bashës për humbjen: Droga bleu zgjedhjet. Nuk iki nga PD 

Bregu akuza Bashës: Dili zot vetes, “ngrirja” jo akt politik dhe juridik

Topalli: Basha i paaftë për t’u turpëruar. Partise Demokratike duhet me i dal zot

Genc Ruli i përvishet Bashës: Dil nga selia e PD, bashkë me gruan dhe kunatin

SHKARKO APP