Reagon Ilir Meta nga qelia: Vetëm dje kanë ikur dritat në burg 42 herë!

Pas sqarimit të ministrit të Drejtësisë sot në Parlament se situata në burgje është normale, ka reaguar Ilir Meta nga qelia.

Meta shkruan se “Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

Swiss Digital Desktop Reklama

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

Swiss Digital Mobile Reklama

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 34639 (77.5%)
Jo 10053 (22.5%)

Vota totale: 44692