Reagon Kryeministri: Nuk kam paguar për foton me Presidentin Obama
Pas shkrimeve të publikuara në mediat amerikane, ku flitet se një qytetar shqiptaro-amerikan ka paguar e 80 mijë dollarë për një fotot të Kryeministrit Edi Rama me presidentin Barak Obama në vitin 2012, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrisë.
Drejtoria e Informacionit në Kryeministri i cilëson shkrimet e botuara në mediat prestigjioze ndërkombëtare si manipulim mediatik. Nga ana tjetër, thekson se Kryeministri Edi Rama nuk ka paguar asgjë për foton me Presidentin e SHBA. Në deklaratë hidhet poshtë edhe pjesëmarrje e Ramës në takime elektorale në SHBA gjatë vitit 2012.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri pranon se shtetasi shqiptaro-amerikan që akuzohet për pagesën e 80 mijë dollarëve është takuar në vitin 2012 më delegacionin shqiptar. “Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”,- thuhet në njoftim.
Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë në SHBA në një deklaratë zyrtare dje sqaronte procesin e hetimit ndaj shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu. Departamenti shkruan se Shehu ka dhuruar 80 mijë dollatë për Obamën, për të futur një person të me shtetësi jo amerikane në takimet elektorale. Dyshimet që ngrënë mediat amerikane janë se personi i huaj është Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.
Në deklaratë Kryeministri Rama i kërkon kreut të PD-së të votojë reformën në drejtësi. Ndërkohë sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e hetimit për Kryeministrin Edi Rama. Basha tha se kemi të bëjmë me një krim që dënohet edhe në Shqipëri edhe në SHBA për shkak te shkeljes së ligjeve të dy vendeve.
Deklarata e plotë e Kryeministrisë:
Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara.
Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne Neë York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama.
Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?!
Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!