Reagon ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj: Jam në detyrë, akoma!
Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj ka reaguar sot për operacionet e javës së fundit të Policisë së Shtetit. Duke u ndalur në 50 arrestimet e ditëve të fundit, Xhafaj thotë se këto aksione nuk janë shfaqje, por goditje reale e krimit.
“Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor?
Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë ? Daullexhinjtë avazin ??”,- deklaron Ministri Xhafaj.
Dalja e ministrit Xhafaj lë të kuptohet se ai po thotë se “jam në detyrë derisa të vijë ministri tjetër i dekretuar e jo zv/ministri”.
Ditën e sotme, Xhafaj u paraqit në zyrë në Ministrinë e Brendshme në orën 11:05 minuta. I shmangu gazetarët e shumtë që i kërkuan të komentonte përplasjen që krijoi emërimi i pasuesit të tij mes qeverisë dhe presidencës, por citoi shkurtimisht një shprehje të përdorur për këtë çështje nga Kryeministri Rama: “Lojë Shahu është. Asnjë koment.”
Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s'është show a 'betejë' në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë #ForcaeLigjitnëTerritor💪
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) November 5, 2018
Lexoni edhe:
- Manjani: Xhafa është ministër derisa të emërohet ministri i ri, jo zv/ministri
- Gjata:Vendimi i Presidentit Meta, kushtetues. Ai nuk është noter!
- Vasili: Alibitë e lodhura mediatike pas një mosdekretimi
- Rama-deputetëve: Mosdekretimi i Lleshit në shkelje të Kushtetutës
- Lleshi do marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme
- Çfarë di për ‘Lleshin’, ‘Presidentin’ e ‘Kryeministrin’…
- Presidenti tregoi dinjitet, kryeministri respekton Kreun e Shtetit
- Poshtërimi i fundit i kryeministrit Rama ndaj Fatmir Xhafajt