Reagon Rama: Gazetarët luajtën teatër. Ishte mbledhja e KKT, jo dëgjesë publike
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarët dhe shoqërinë civile gjatë prezantimit të projektit për stadiumin. Në një postim në Facebook, Rama shprehet se qëndrimi sotëm i gazetarëve ishte një teatër. Sipas tij, takimi nuk ishte një dëgjesë publike, por mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit. Rama thotë se gazetarët ishin të paftuar dhe kërkuan të hynin forcërisht në takim.
Deklarata e plotë e Kryeministrit në Facebook
Nga Edi Rama/Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.
Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!
E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.
Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.
Kaq eshte e gjitha.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153672770361523
Lexoni çfarë ndodhi sot në takimin e Kryeministrit
http://www.kohajone.com/2016/04/29/garda-nuk-lejon-rakipin-lubonjen-dhe-bojaxhi-te-hyjne-tek-rama/