Reforma e Drejtësisë nuk kalon brenda marsit, po sillen në rrethrrotullim !
Edi Rama ka delaruar se reforma në drejtesi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të kalojë brenda muajit mars të këtij viti. Edhe katër ditë dhe mbyllet marsi e vjen data 1 prill, tamam përvjetori i tretë i marrëveshjës së Edi Ramës me Ilir Metën. Nuk ka asnjë shpresë që brenda këtyre katër ditëve reforma të miratohet, bile as të futet në seancën parlamentare. Selia blu ka vendosur kushte të prera ndaj PS-së, të cilët nuk realizohen. Edhe sikur kryeministri Rama të pranojë çdo kerkesë të PD-së, gjë e cila nuk duket se do të ndodhë, përsëri edhe koha fizike nuk shkon kah marsit, siç ka deklaruar Rama.
Fakti që PD,e sidomos Berisha,këmbëngulin për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në fillim e më pas reformën në drejtesi tregon se nuk ka për ta dhënë votën Rama, sepse e do bllok, pra edhe Byro edhe reformë në drejtësi në një seancë. Ilir Meta i qëndron idesë që duhet gjithçka sipas Komisionit të Venecias, por duhet konsensus me opozitën. Opozita nuk e jep sepse nuk do Rama, thonë në PD dhe janë futur në rrethrrotullim ku nuk dihet se cila korsi do të çojë në miratim. Ndërkohë ambasadori Lu dhe ambasadoresha kaçurrele Vllahutin sillen sa nga një seli partie në tjetrën dhe kanë mbetur të shokuar. Si të donte ti hidhte me tepër benzinë zjarrit të frikës së reformës ambasadori Lu premtoi se BKH do të bëjë arrestime të mëdha e hajde tani bëji bashkë politikanët që ta kalojnë në miratim !
Edhe katër ditë e ikën marsi. Ikën edhe premtimi i Ramës për reformën e premtuar dhe ai fluturon për në Shtëpinë e Bardhë pa reformën në xhep për tek zv/presidenti Bajden.
Nuk duken shumë shpresa për reformën e premtuar, pasi rrethrrotullimi i mban duke i sjellë të gjithë, të majtë e e të djathtë, sepse një korsi nëse dalin nga rrethrrotullimi i çon tek rruga e burgut 313. Ndaj më mirë rrijnë të gjithë në rrethrrotullim. Lu dhe Vllahutin shikojnë duke pritur se cilën korsi do marrin për reformën e BKH, por ata veç rrotullohen në rreth !
Ndaj pak gjasa ka se reforma do të kalojë edhe në prill.