Reforma në Drejtësi, daftet e PS, PD dhe LSI në Komisionin e Venecias
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtës. Komisioni që përbëhet nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare vendosi që t’i dorëzojë Venecias draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, (i cili mbrohet nga PS) së bashku me opinionet e LSI-së dhe të Partisë Demokratike.
Gjatë debatit të zhvilluar në këtë Komision, roli i politikës në drejtësi ishtë pika e vetme që ndan maxhorancën dhe opozitën sa i përket draftit për reformën në drejtësi dhe nisur nga kjo, palët pritet të vijojnë diskutimet për të kapërcyer edhe këtë ngërç.
Si opozita, ashtu edhe maxhoranca bien dakort për nevojën e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj jetike sa i takon integrimit të vendit, si edhe që drafti i ekspertëvë është një bazament i shëndetshëm. Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj gjeti tre çështje në gjithë këtë proces. Mbi dy të parat, opozita dhe maxhoranca ndajnë të njëjtin mendim, e treta është ajo, që sipas Xhafajt, kërkon bisedime.
“Dy gjëra janë të dallueshme këtu, që reforma është themelore për integrimin dhe mbi të gjitha për demokracinë dhe së dyti biem dakort që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm me të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën që kemi kendvështrime të ndryshime për çështje të vecanta nga pikëpamja e leximit që u është bërë udhëzimeve të venecias. Këto dyja janë një bazament i rëndësishëm për të vazhduar një dialog për të vazhduar një konsensus më të gjerë se ky që kemi sot. Tre çështje janë në bazamentin e këtij projekti, lufta kundër korrupsionit të sistemit, efikasiteti i saj dhe roli i politikës. Dy të parat janë trajtuar, sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët”, tha Xhafaj.