Replikat në Kuvend. Basha: Rama erdhi si Rilindas, po ikën si taleban

Akuza të forta janë hedhur nga kreu demokrat, Lulzim Basha, për krimin dhe drogën në vend nga kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Basha e krahasoi Ramën me talebanët e Afganistanit, duke thënë se vetëm këto dy vende furnizojnë sot gjithë Evropën me drogë.

Basha u shpreh se Rama erdhi kryeministrër si Rilindas dhe po ikën nga qeveria si taleban.   Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se Kryeministri është në kohë për të ikur vet nga qeverisja, ose ndryshe “populli do t’a marrë përpara”.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij kërkoi nga kreu i PD-së, Lulzim Basha të shprehej publikisht se cili është qëndrimi i opozitës për Himarën.

Rama u shpreh se deputetët e PD kanë qenë dje në Himarë dhe kanë folur njëlloj siç flet opozita greke.

Pjesë e debatit u bë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se ai që mbështet kërkesat e Greqisë është Edi Rama. Berisha publikoi në foltore një fjalim të Edi Ramës, të mbajtur në gjuhën greke gjatë një takimi në Greqi, në kongresin e PASOK-ut. Ndërkohë, Edi Rama u përgjigj se video që nxori Berisha nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e opozitës.

Pjesë nga replikat sot në Kuvend

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1124116507713470/

Edi RamaJe një gramafon. PD tu shpjegojë shqiptarëve cilat shkelje ka bërë qeveria në Himarë? PD tu shpjegojë pse i dha zë më shumë opozitës greke. Pse iu bashkuan një kori të ngritur mbi të pavërteta. I detyrohet shqiptarëve një përgjigje të qartë, cfarë është Himara për PD-në. Këtyre pyetjeve nuk i ikën dot. Mos përgjigjja është se ju nuk mbani përgjegjësi për fatet e këtij vendi dhe e vetmja shtysë që juve ju nxjerr në mejdanin e propagandës është ankthi i pushtetit të humbur dhe epshi për një pushtet që nuk duhet ta merrni këtu por tamerrni aty ku janë shqiptarët. Ju kërkoni sherr, por sherr me ne nuk keni. Nëse qeveria ka cënuar qoftë dhe të drejtën e një personi në Himarë. Hajde thojeni çfarë është Himara. Dje ishte ulëritëse. Ju për hallet dhe interesat tuaja jeni gati ta bëni mejdan të luftës politike edhe një çështje që është kombëtare.  

Basha: Rama është kryepëfituesi i drogës. 1.3 miliardë euro, ky dhe habilajt e tij përfituan nga droga. P o të ishe patriot do të kishe dhënë dorëheqjen ditën kur u kapën mushkonjat e para. Në një sistem normal demokratik duhej të ishe shkarkuar.

Edi Rama: Çfarë donte PD dje në Himarë. Pse bashkove dje zërin e PD-së me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Jepu përgjigje çfarë është Himara për ty?!

Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë sapo një letër e opozitës greke u publikua. Pse PD është kthyer në një artopalant të shfrenuar kundër përpjekjes shqiptare në bashkëpunim me BE për hapjen e negociatave. Në Shqipëri ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet por kultivohet në llumin e politikës e të medias me burim PD.

Basha:  Ky është klloun që nuk i përgjigjet pyetjes pse e zhyte Shqipërinë në drogë? Je bërë karikaturë. Streha e fundit e maskarait është pseudopatriotizmit.

Ja ku e ke eksportin tënd o më i madhi i kastravecëve. Droga është eksporti jot. I ke vënë kazmën vendit. Ti nuk duhej dhe nuk mund të ishe aty në një sistem demokratik. Do të vijë ora që do të përgjigjesh. As batutat as megafonët nuk do të bëjnë më punë. Do të japësh llogari, besoj më shumë herët se vonë.

Rama: Shqipëria nuk është e Edi Ramës, Shqipëria është e imja, e juaja dhe e të gjithë atyre që janë njerëz të lindur, të rritur në këtë vend. Se për cfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh dhe jush është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër ti përfaqësoni. Mungesa juaj e përgjegjësisë ju bën ti lëshoni lumë fjalët pa llogaritur sesa prej tyre lidhen me qeverinë, me palën tjetër si palë kundërshtarësh politikë dhe sa prej tyre cënojnë Shqipërinë që po e përsërish që nuk është imja, por është e imja sa është edhe e juaja.

Se për cfarë do mbahet mend qeveria e Edi Ramës këtë gjë lerjani kohës se është shumë herët që kjo të përcaktohet sot dhe për më tepër ju nuk keni asnjë mundësi ta shikoni me objektivitet dhe ta bëni konkluzionin sot. Është shumë e rëndësishme ta kujtoni, gjë që ju nuk mund ta bëni se ju mungon përgjegjësia, që nëse deri dje për këtë shërbim mizerabël buxheti i shtetit paguante 90 euro për një seancë, sot paguan 80. Së treti kjo babzia siç quani ju, që ju kanë mbirë në majë të gjuhës fjalët më ekstreme të shqipës, ka bërë të mundur që sot në spitale të shtrihet shërbimi me instrumenta të standardeve europiane.  Edhe në spitalin ushtarak është vënë shërbimi me instrumenta të certifikueshëm sipas standardeve europiane, në vend të veglave që u ndryshkën qysh nga koha e dashurisë shqiptaro-kineze të cilat ne i nxorëm për skrap dhe i zëvendësuam me këto shërbime.

Shteti paguan, private shërben dhe qytetari përfiton. Privati shërben duke investuar investime që ju është shpjeguar 1 mijë herë, por kujt i flet?! Duke investuar menjëherë shuma që shteti nuk i investon dot. Pse nuk i investuat ju? Ne jemi këtu për të bërë punën që jemi zgjedhur. Puna për të cilën jemi zgjedhur ne nuk është të luftojmë me ju. Ne jemi të interesuar që të bëjmë debat për cdo cështje që i intereson njerëzve, ndërsa debatin e kazanit për të bërë sherr cdo ditë jua kemi lënë juve.

SHKARKO APP