Revista prestigjioze amerikane “National Interest” për Shqipërinë
National Interest : Shqipwria ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës.
National Interest : Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-ve. Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël në momente të vështira.
National Interest; Pavarësisht përmasës së vogël të vendit dhe vendndodhjes së tij strategjike, angazhimi i SHBA-ve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhe sistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik.
National Interest : Ndërsa mbetet e fokusuar tek lojtarët kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit
National Interest ; Shqipëria është në mes të një reforme të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me qëllim luftën kundër korrupsionit është përfshirë edhe në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, bazuar mbi modelin e FBI-së amerikane, e cila do të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.
National Interest : Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.
META : Shqipëria nuk do të ndërtojmë as gardhe dhe as mure, por do të duhet të kemi kontroll të fortë mbi kufijtë tanë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE dhe partnerët rajonalë për të qenë pjesë e një plani evropian për adresimin e kësaj sfide.
META : thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.
Analisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Këshillit Amerikan të Atlantikut, Ariel Cohen, në një artikull mbi Shqipërinë të botuar në revistën prestigjioze amerikane National Interest, me titull “Ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës” shkruan se parashtrimi i Presidentit Obama mbi prioritetet e politikës së jashtme, i elaboruar gjerësisht në artikullin e hollësishëm të Jeffrey Goldberg për revistën Atlantik, përfshin fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm rajonale si Irani dhe Arabia Saudite.
Cohen shkruan se është e kuptueshme që Presidenti i SHBA-ve të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës me shqetësimet që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Lindore, por nëse ai dhe këshilltarët e tij për mbrojtjen synojnë të angazhohen në një strategji afatgjate për parandalimin e konflikteve në politiken e jashtme, ata duhet të shohin jo më larg se Ballkani, për të cilin flitet pak ose aspak, sepse rajoni përbëhet nga vende të vogla me potencial të madh pozitiv, por edhe destabilizues si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia.
Nëse administrata e SHBA kërkon të ruajnë një Europë të qëndrueshme dhe të kenë kontroll më të madh mbi krizën aktuale të refugjatëve, duhet që patjetër të ketë një vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit. Për më tepër, për të mbajtur Rusinë larg shtrirjes së ndikimit të saj në Ballkan dhe të kufizuar vetëm në sferën e saj të influencës në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sikurse Presidenti Obama sugjeron, është koha për t’i kushtuar më shumë vëmendje Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.
Vitin e shkuar mbi një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende më të largëta si Afganistani, Bangladeshi, Eritrea, Libia, Sudani i Jugut dhe Jemeni mbërritën në Evropë përmes Ballkanit.
Një migracion i përmasave të tilla ka potencial destablizues për vendet e vogla, veçanërisht ato që nuk janë ende anëtare të BE-se. Burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale janë të limituara dhe një krizë e tillë vendos në provë të gjithë kompozicionin shoqëror të këtyre vendeve.
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e njeh shumë mirë këtë situatë. Në një interviste ekskluzive për National Interest ai tha:
Kufijtë natyrorë, malorë ende parandalojnë refugjatët të shohin Shqipërinë si një vend tranziti, por nëse situata nuk trajtohet me vëmendjen e duhur rrezikon të jetë vetëm një çështje kohe përpara se organizatat kriminale të trafikantëve të vendosin lidhjet mes tyre për të shfrytëzuar këtë situatë. Kjo do të kishte efekte të mëdha destabilizuese për rajonin e Ballkanit, perspektivën e tij integruese dhe do të përfaqësonte një shqetësim të mëtejshëm për Evropën.
Refugjatët dhe terroristët janë dy çështje që shpesh përzihen me njëra-tjetrën në Ballkan. Terroristët islamik janë të vendosur të infiltrojnë në Evropë përmes flukseve të refugjatëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit. Ekstremistët janë të vendosur dhe organizuar për t’i kaluar kufijtë më shpejt sesa informacioni i nevojshëm për t’i parandaluar ata. Vende të veçanta të Ballkanit ballafaqohen me barriera ligjore dhe burokratike në çështjet e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës.
Valë masive dhe të padëshiruara refugjatësh rrezikojnë të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.
Në shumë vende evropiane, parti dhe përfaqësues politik reagojnë me frikë dhe urrejtje. Ekstremistët e të djathtës nacionaliste po e shfrytëzojnë këtë realitet dhe përmes retorikës së ashpër mund të kufizojnë opsionet politike të vendeve evropiane dhe lidershipit të BE-se për përballimin me efikasitet të krizës.
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.
Ai bën thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.
Z. Meta deklaron se inteligjenca në terren është e pamjaftueshme për të kontrolluar në mënyrë të plotë individët që udhëtojnë në Evropë nga zonat në konflikt. Është e vështirë për të verifikuar dhe konfirmuar që azilkërkuesit janë realisht ata që pretendojnë të jenë dhe për të verifikuar që ata nuk kanë lidhje me grupet terroriste. Në përfundim, qëllimi duhet të jetë arritja e zgjidhjeve të qëndrueshme mbi baza rajonale dhe ndërkombëtare.
“Nëse refugjatët arrijnë në kufijtë tanë, deklaron Meta, Shqipëria nuk do të ndërtojmë as gardhe dhe as mure, por do të duhet të kemi kontroll të fortë mbi kufijtë tanë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE dhe partnerët rajonalë për të qenë pjesë e një plani evropian për adresimin e kësaj sfide”.
“Shqipëria është e angazhuar në luftën globale kundër terrorizmit dhe është ndër vendet e para që iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare kundër ISIS-it. Shqipëria ka krijuar Drejtorinë Anti-Terror në Ministrinë e Brendshme, një nga strukturat më moderne në rajon”, shtoi Meta.
Së fundmi, Shqipëria është në mes të një reforme të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me qëllim luftën kundër korrupsionit është përfshirë edhe në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, bazuar mbi modelin e FBI-së amerikane, e cila do të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.
Qartësisht, pavarësisht përmasës së vogël të vendit dhe vendndodhjes së tij strategjike, angazhimi i SHBA-ve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhe sistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërsa mbetet e fokusuar tek lojtarët kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit që kërcënon Evropën, veçanërisht në një rajon të rëndësishëm dhe me histori të trazuar si Ballkani, është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar.
Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-ve. Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël në momente të vështira.