Rivali i kancelares gjermane Merkel, Shultz, 15 % më poshtë në sondazhe

Nëntë javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, kandidati i SPD Martin Schulz paralajmëron një ofensivë të re politike. Ai ka paraqitur edhe një plan të ri, por rezutlatet mbeten modeste.

Martin Schulz duhet të reagojë. Ai nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër. Në sondazhet e fundit thuhet se ai është pas Angela Merkelit gati 15%. SPD është shumë mbrapa unionit CDU/CSU. Tema zgjedhore e socialdemokratëve, barazia sociale, ende nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Por kancelarja aktuale Merkel duket se është më e afërt për zgjedhësit – edhe jashtë unionit. Merkel po fiton pikë edhe si rezistuese ndaj Trumpit, Putinit, Erdoganit, si nikoqire e G20, apo “nëna e Evropës”.

Shpenzimi i parave

Schulzi nuk mund të sfidojë Merkelin në arenën ndërkombëtare. Ai duhet të ofrojë zgidhje të problemeve të brendshme. Para tri javësh ai ka propozuar programin zgjedhor. Ndërsa tani edhe një plan prej dhjetë pikësh, për një “Gjermani moderne”. Tema qendrore: shteti duhet të shpenzojë më shumë para. Këto mendohet në investime më të mëdha nga paratë tepricë, të fituara nga tatimet, që aktualisht kapin shifrën prej 56 miliardë euro. Këto para duhet të investohen p.sh. në arsim dhe infrastrukturë. Gjermania aktualisht i ka punët mirë, ndaj është koha e fundit për investime më të mëdha. Kur, nëse jo tani? Por duartrokitjet ndaj këtyre pohimeve të Schulzit nuk janë tepër frenetike.

Schulzi kërkon që krahas frenimit të borxheve të reja të miratohet edhe “detyrimi për investime”. Ai flet për investimet minimale të shtetit në infrastrukturë. Por kancelarja përgjigjet shpejt: “Paratë që i kemi nuk mund t’i shpenzojmë”. Merkel do të donte të përshpejtonte projektet me prioritet. Një lajm i keq për Schulzin është edhe fakti që eksperët ekonomikë janë në anën e Merkelit.

Trump Merkel (Picture alliance/AP Photo/M. Schreiber)

Shumë pak dallime

Schulz do të donte që të investohet shumë edhe në fushën e internetit. Gjermania ka nevojë për një portal shumë të fuqishëm digjital, në mënyrë që qytetarët të mund të kryejnë të gjitha obligimet administrative online. Kjo tingëllon si inovacion, por nuk është ide tepër origjinale. Konkurrenca politike e ka hapur më parë këtë temë. Federata dhe landet kanë rënë dakord vitin e kaluar për investime në internet. Angela Merkel ka arritur madje që edhe në politikën evropiane, kur Schulz është një prej figurave më të njohura, të forcojë pozicionet e saj. Ajo është duke punuar me Macronin për reformën e boshtit të Bashkimit Eropian Paris-Berlin.

Barazia sociale

Barazia sociale është tema kryesore e SPD dhe Schulzit. Por duket se as kjo nuk po jep rezultatet e pritura. Para gjashtë muajve shumëkush ka reaguar pozitivisht ndaj kësaj ideje. Por muajt e fundit është përhapur një letargji. Nuk ka më ndonjë mobilizim apo ngazëllim me këto ide. Jo vetëm zgjedhësit e SPD por edhe ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë nga kthimi tek politika e dikurshme ekonomike dhe sociale. Numri i të papunëve aktualisht është në një nivel shumë të ulët. Ndaj kandidati i SPD do ta ketë shumë vështirë që këtë ta bëjë temë qendrore zgjedhore.

Votat e Merkelit vijnë edhe prej partive të tjera

Problemi më i madh i Martin Schulzit mbetet megjithatë Angela Merkel. Ajo e shet shumë mirë veten para zgjedhësve. Simbolika e duarve të saj simbolizon atë që gjermanët e duan më së shumti: qetësi dhe shumë pak ndryshime. Madje edhe atje ku Merkel ka pasur shumë probleme, në politikën ndaj refugjatëve, ajo po fiton së fundi pikë politike, mirënjohje dhe mirëkuptim. Madje edhe nga socialdemokratët.

Angela Merkel shihet si element anti-Trump, anti-Putin, anti-Erdogan. Në këtë mes nuk ka vend për Schulzin. Fillimi i tij ishte shumë i mirë, por ai shumë shpejt mbeti mbrapa. E nga kjo pozitë do ta ketë shumë vështirë që ta arrijë Merkelin.(DW)

SHKARKO APP