Rizgjidhet njeriu i duhur në krye të komunitetit Mysliman Shqiptar
Përfundojnë zgjedhjet në Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Bujar Spahiu është rizgjiedhur Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot në Medresenë e Tiranës, në përfundim të mandatit 5-vjeçar të kryetarit.
Në garë për kreun e Komunitetit ishin tre kandidatura: Bujar Spahiu, kreu aktual i KMSH, i cili mori 82 vota kurse dy kanditët e tjerë, Eduart Shefkiu, administrator i myftinisë Durrës dhe Emirjon Vathja, myfti i Beratit morën nga tre vota. Katër vota u shpallën të pavlefshme.
Zgjedhja e Hirësisë Bujar Spahiu tregon se Komuniteti Mysliman do të vazhdojë të qeveriset nga drejtues mysliman tolerant dhe perëndimor në lidhje me komunitetet e tjera fetare.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka patur në disa vite përplasje mes rrymave të ndryshme, të cilat herë pas here luanin kundër kreut Bujar Spahiu.
Zgjedhja e tij është pozitive për vetë komunitetin mysliman, sepse tregon se mbizotëron njeriu që di të mbajë ekulibrat fetarë dhe sidomos brenda komunitetit që ka shumicën e shqiptarëve.