Rojet private nuk shkrepën asnjë fishekë. 3.8 milion euro i lanë të ikin !

Asnjë fishekë e gjuajtën rojet e armatosura, ndonëse me ligj e kanë detyrë. Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dosjen e grabitjes së 3.8 milion eurove, duke akuzuar vetëm rojet private. Asnjë rezultat nuk ka pasur nga hetimi për grabitësit e armatosur. Rojet akuzohen se bashkëpunuan me grabitësit, pas kqyrjes së tabulateve telefonike dhe duke marrë parasysh faktin që nuk reaguan në asnjë moment gjatë kohës që u vodhën paratë.

Grabitja ndodhi më 3 dhjetor në rrugën Tiranë-Rinas. Policët e arrestuar ishin Agron Sharra, Agron Lloha, Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti dhe Alban Sharra. Makina me të cilën transportoheshin paratë u ndalua në autostradë. Aty grabitësit thyen xhamat e mjetit dhe morën paratë. Asnjë nga rojet private nuk reagoi, pavarësisht se ishin të gjithë të armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?