Rrëfimi i modelit Alia: Si përfundova në shtrat me deputeten shqiptare
Nuk ndalojnë web-e online në lidhje me një histori e cila ka mbushur faqet e shtypit për nje prononcim të thënë nga një model shqiptar që shikoni në foto. Një tjetër histori rozë që ka për protagonistë personazhe të showbiz-it, mpleksur me politikanë shqiptarë, është zbuluar së fundi nga revista “Story”. Modeli tropojan Alessio Alia ka pushtuar kopertinën ‘gossip’, për shkak të rrëfimit intim të romancës së tij, me një deputete shqiptare. Se për cilën ligjvënëse bëhet fjalë, me sa duket mbetet për t’u lexuar në brendësi, ku po ashtu thuhet se Alesio ka treguar detaje nga nata e nxehtë që kaloi në shtrat me deputeten.
Eksperiencat me politikanë, të cilët përfundojnë në faqet e shtypit rozë, tashmë janë kthyer në trend. Po të kemi parasysh Xhesika Ndojën kur tha se deputeti ia kishte lypur me para, apo Gugun me deklaratën se i kishte djegur makinën të dashurit ministër, rrëfimi i Alessios duket po aq interesant, për të kuptuar këtë herë se deri ku shkon fantazia e femrave deputete.
Fakti që prej 20 vitesh i bie rreth e përqark botës, Alesio jeton momentin dhe e ka të pamundur një romancë të gjatë. “Përjetimin s’mund ta shpjegoj dot me pak fjalë, është ndjesi që më shumë jetohet se sa mund të tregohet”, vijon rrëfimin për romancën që ka pasur me një nga deputete shqiptare. Edhe pse detajet e moshës apo statusit janë një tjetër ‘research’ i këtij rrëfimi, Alesio nuk jep shumë: “Mosha? Hmmmm! Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them.
Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar deputetja e parlamenetit”, shprehet Alesio. Ai vijon më tej duke thënë se nuk bën ndonjë dallim kahu politik: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”, thekson modeli. “Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”, vijon më tej, duke pranuar se marrëdhënia me zonjën e politikës ka qenë vetëm për një natë. I bindur se kur vjen puna për seks, hiqet maska e biznesmenes apo politikanes, por shijohet çasti, Alesio thotë se: “Kur vjen puna tek seksi është diçka e dobishme për çdo person, politikanë, presidentë apo njerëz normal qofshin! Plus që po të kaloja dy netë me të, do i shkonte kandidatura për kryeministre pastaj (qesh)”.
Ai e mbyll rrëfimin duke thënë se, është stili i jetës që ai ndjek dhe si pasojë përfundon në shtrat me femra, qofshin këto deputete apo biznesmene. “S’është eksperiencë, është thjeshtë një stil jete që unë bëj siç e përmenda më sipër. E si pasojë më ndodh të përfundoj në intimitet me femra të profesioneve të ndryshme, mes të cilave deputete, biznesmene apo modele”, pohon Alesio.
Por cila është ajo duket se ka nxitur fantazitë e gazetarëve të rubrikes rozë, porse një burim i besueshem tregon se ajo është deputete e martuar, e cila ka një nishan në pjesen e të pasmeve.
Ndërsa diskutohej në Kuvend për mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima, dy deputetët e PD-ë Kastriot Islami dhe Bedri Hoxha janë fiksuar në një foto, duke “hetuar” se cila deputete mund të ketë kryer marrdhënie intime me modelin nga Tropoja. Në iPadin e Hoxhës, duket qartë se po lexohej një lajm për një model shqiptar që pretendon se ka patur marrëdhënie intime me një deputete të Kuvendit të Shqipërisë. “Hetimet” vazhdojnë.