Rrethohet parlamenti me tela me gjemba, protestuesit përballë kordonëve policorë
Sot po zhvillohet protesta e opozitës, ndërkohë që policia me mbi 1300 forca policore e shoqëruar me autoblinda, hedhëse uji dhe bomba gazi lotsjellës, është rreshtuar në kordon për të mos lejuar futjen e protestuesve brenda sallës së parlamentit.
Tamam shtet policor!
Përplasja e parë ka filluar te hyrja e pedonales, afër Ministrisë së Brendshme, ku forca të shumta policie kanë ndaluar kalimin e qytetarëve. Më pas, përballja u spostua para hyrjes kryesore të Kuvendit.
Ndërkohë mësohet se në Tiranë do të mbërrijë për situatën e rëndë politike, zv.ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer. Vizita e zv.ndihmës sekretarit amerikan në Shqipëri vjen në një kohë kur situata politike në vend vijon të jetë mjaft e tensionuar.
Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpeshherë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren. Lajmet nga Shqipëria po bëjnë xhiron e mediave të mëdha ndërkombëtare.
Në protestë ndodhet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa Lulzim Basha ka shkuar urgjent në Gjermani për t’u takuar me liderët politikë për situatën e rëndë politike në Tiranë.
Protesta po vazhdon.