Rritja e kurbës së Covid-19/Vasili: Rama në burg, SPAK të nis hetimet
Rritja e kurbës së Covid-19 në Shqipëri, me shifra shqetësuese për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili ka si përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se në pikun e pandemisë, numri më i larte ishte në 3 prill me 27 raste por sot janë shënuar 57 raste të reja. Teksa i bën thirrje SPAK-ut që të nis menjëherë një hetim ndaj kreut të qeverisë, Vasili thekson se Rama veproi kundër shkencës me vullnet te plote dhe në funksion të propagandës së tij politike personale. ”Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën, për dëmtim të shendetit me paramendim. E gjithë popullata e rrezikuar nga ana shëndetësore është një akuzë për Edi Ramën”.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Sot 57 raste me COVID-19, Edi Rama te jape doreheqjen dhe te ndiqet penalisht! Edi Rama duhet te jape doreheqjen menjehere per menaxhimin kriminal dhe antinjerezor te pandemise. Edi Rama veproi kunder shkences me vullnet te plote dhe ne funksion te propagandes se tij politike personale. Cdo person i infektuar eshte nje akuze per Edi Ramen per demtim te shendetit me paramendim. E gjithe popullata e rrezikuar nga ana shendetesore eshte nje akuze per Edi Ramen..
SPAK te filloje hetimin urgjentisht per Edi Ramen per veprimet e tija te paramenduara ,qe sollen demtimin e shendetit te njerezve. SPAK eshte i perbere jo thjesht nga prokurore, por nga njerez ne radhe te pare, ndaj detyra e tyre ne kete rast eshte e imponuar edhe nga keto detyrime humane pervec atyre ligjore. Sot 57 raste te reja me Covid-19. Ne pikun e pandemise numri me i larte ishte ne 3 prill 27 raste.
“Suksesi madheshtor” i Edi Rames pas izolimit idiot 2 muaj e gjysem eshte rritja me 211%.
Ja cfare thoshte Edi Rama:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.
Dhe Edi Rama realisht:
1-Nuk beri testime por i quajti te panevojshme duke ju kundervene OBSH.
2-Nuk bleu mjete mbrojtese,
3-Nuk bleu respiratore,
4-Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk te larte,
5-Nuk detyroi perdorimin e maskave, por i quajti te panevojshme,
6-Nuk aktivizoi mijra mjeke familjeje,
7-Aktivizoi nje komitet ekspertesh jo kompetent dhe me drejtim politik.
8-Perbuzi cdo sugjerim e keshille profesionale publike.
EDI RAMA NE BURG##